GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Inceneratorët zbardhen nëse merr statusin e të penduarit…

13:05 - 10/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Inceneratorët zbardhen nëse merr statusin e të penduarit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se nëse ka të interesuar për të zbardhur deri në fund aferën e inceneratorëve atëherë kjo mund të realizohet vetëm nëse një nga personat mund të kthehet në të penduar të drejtësisë.

Dhe në këtë kuadër Berisha tha se afera do të mund të zbardhet vetëm me një kusht që ish-deputeti Alqi Bllako apo Etleva Kondi të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Berisha paralajmëroi se ditën e premte do të publikojë të tjera fakte lidhur me aferën për incerenatorin e Tiranës, për të cilin akuzoi drejtpërsëdrejti Kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Erion Veliaj, duhet të them këtu se, përveç përmbysjes së strategjisë ka pasur rol kryesor të dhënies me koncesion privat, të djegieve të mbetjeve të Tiranës, gjë që ndryshonte në mënyrë substanciale nga Fieri dhe Elbasani të cilat ishin prokurorime publike të objekteve me çelësa në dorës.

Erion Veliaj është arkitekti i djegësit prej 128 mln euro, i cili duhet të ndërtohej i tëri me paratë e koncensionarit, por që më vonë u kalua se do të ndërtohej me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe në 30 vite do ti paguanin kompanisë së Erion  Velisë, djegësit të Tiranës nga 680 milionë, në 750 milionë euro.

Janë përfaqësuesit e Erion Veliajt në komisionin e dhënies së koncesioneve që kanë luajtur rol përcaktues në dhënien e bonusit prej 8 pikësh, sipas porosisë së Erion Velaijt, 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte kund mbi dhe, përveç se në kokën e Erion Veliajt.

Është Edi Rama, Agaçi, Erion Veliaj pra autorët e bonusit famëzi të një ndërmarrje që nuk ekzistonte. Është Erion Veliaj që me 5 shkresa radhazi, ka insistuar përmes Alqi Bllakos pranë Ministrisë së Financave për leverdisshmërinë e ndërtimit të djegësit të Tiranës, apo djegësit Veliaj.

4 herë me radhë kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Financave. Herën e 5-të është pranuar, por pasi Erion Velaij ka paraqitur një vendim të falsifikuar në emër të të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës, se ato do të mbulojnë me shpenzimet e tyre, djegësin e Tiranës”, tha Berisha.

Berisha e konsideroi Veliajn jo viktimë apo myshteri i ustallarëve Zoto-Mërtiri, por padron i djegësit të Tiranës.

“Është Erion Veliaj personi që u ka marrë për 6 vite me radhë qytetarëve të Tiranës tarifën 29 euro për ton mbetjesh pa djegur 1 kilogramë të tillë dhe ky është një akt shumë i rëndë. Janë paguar për çdo ton mbetje 18 euro mbi tarifën e zakonshme që i takonte për depozitim dhe seleksionim.

Është Erion Veliaj që ka tatuar me 60 mln euro ndërtuesit e Tiranës, duke i detyruar ata me një polici të trefishtë, policinë e shtetit, policinë e tij bashkiake dhe policinë private të Agron Malaj, që të mos dilte as një kosh dhe nga Tirana, por të shkonin të gjitha dherat dhe inertet në Sharrën e Tiranës.

Është Erion Veliaj i cili ka toleruar lojën me ndryshimin e pronarëve, me vetëdije të plotë”, tha Berisha.

Ai shtoi se në vitet 2019-2020, Bruno Preseci, Franco Tossi, kanë ardhur me çarter disa herë dhe kanë takuar Erion Veliajt.

“Sipas një burimi tjetër, por që ky duhet verifikuar, ata një udhëtim të tillë e kanë bërë edhe para 3 muajsh, po me çarter dhe janë larguar nga Shqipëria.

Çfarë fshihet prapa këtyre fakteve? E sigurtë është se fshihet një veprimtari kriminale e Erion Veliajt”, tha ai.

Etiketa: aferaberishaincenerator

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Përfshihet nga flakët gropa e grumbullimit të mbetjeve në Kukës

Përfshihet nga flakët gropa e grumbullimit të mbetjeve në Kukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com