GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Intelektualë dhe analistë kriminelë po servirin suksesin e kartelit si suksesin e zgjedhjeve

12:51 - 26/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Intelektualë dhe analistë kriminelë po servirin suksesin e kartelit si suksesin e zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka akuzuar intelektualë dhe analistë publikë si bashkëpunëtorë të krimit zgjedhor dhe propagandistë të sukseseve të rreme të qeverisë.

Berisha deklaroi se figura të njohura publike po përpiqen t’u servirin qytetarëve “suksesin e kartelit” si sukses elektoral, ndërsa shteti, sipas tij, ka qenë bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë në këtë farsë.

Ai kërkoi nga qytetarët reflektim dhe reagim ndaj asaj që e cilësoi si një manipulim të hapur dhe të rrezikshëm të opinionit publik.

Pjesë nga deklarata:

Unë mund t’u rreshtoj ju një seri të tjerësh.
Çfarë janë këta që duan të legjitimojnë krimin në zgjedhje?
Çdo kriminel duhet të ketë një avokat në përputhje me ligjin, po këta, avoketër në studio televizive të farsës më të shëmtuar, çfarë emri mund t’i quaj?
Ua lë qytetarëve t’ua vënë emrin këtyre.
Në këtë farsë të kartelit, dora e shtetit është po kaq e zezë sa dora e kartelit.
Sepse Irena me 5 mbiemra, e cila duhej të kishte ikur me kohë atje ku e ka vendin, KLGJ me ligj për 20 ditë duhej të jepte verdiktin, po ajo mban 42 ditë për të marrë vendimin për Elvis Doçin.
E morët vesh besoj, që të gjithë krerët e kartelit Troplini janë të lirë, në arrati gjoja, por janë të gjithë në Durrës në shtëpitë e tyre.
Pra, a nuk është ky qëndrim, ftoj qytetarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: a nuk është ky qëndrim një akt i shëmtuar me të cilin skllevër të krimit, intelektualë kriminelë, analistë kriminelë, të quajtur analistë, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë dhe analizën, kërkojnë t’u servirin qytetarëve, suksesin e kartelit si suksesin e zgjedhjeve.
A përbën ky një krim të shëmtuar propagandistik?
Pra, është koha të ndalemi.
Çdo qytetar shqiptar të analizojë propagandën e këtyre ditëve se si njëlloj si në diktaturë, intelektualët kriminelë që mbronin diktaturën dhe krimet e saj, sot prapë, këta janë pseudo-intelektuale, këta nuk kanë asgjë të përbashkët me intelektualin e vërtetë, shërbëtorin publik.
Kërkojnë t’u servirin si sukses qeveritar elektoral kartelet e drogës dhe brutalitetin e tyre në zgjedhje.
Pra, duhet të bëjmë dallimin të dashur qytetarë, midis avokatit ligjor dhe këtyre skllevërve të krimit që përpiqen të mashtrojnë, që përdorin valët e radiove dhe ekranet televizive për të mashtruar qytetarët.
Për të përligjur një monstruozitet evident. Nuk është i fshehur.
Ju jeni dëshmitarë, sa herë unë denoncova Sara Milen dhe Suel Çelën.
A nuk e denoncova gjatë fushatës disa herë Klodian Danin, ushtar i Suel Çelës, që thërriste në Përrenjas qytetarët të votonin për Sara Milen.
Sa herë kam denoncuar takimet e fshehta te Kodra e Kuajve të Ergys Agasit me Suel Çelën dhe më pas me Vangjush Dakon dhe me Edi Ramën.
A mundet të kapërdihet?
A mundet të mbrohet një krim i tillë i shëmtuar elektoral?

Etiketa: analisteberishaintelektualeKryesore1

Lajme të lidhura

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Para
Berisha apel shqiptarëve: A jeni të gatshëm të sakrifikoni për votën e lirë?

Berisha apel shqiptarëve: A jeni të gatshëm të sakrifikoni për votën e lirë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:26 - 12/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com