GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ja kush po e kërcënon me jetë Ahmetajn dhe familjen e tij

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Ja kush po e kërcënon me jetë Ahmetajn dhe familjen e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, u shpreh se ish-zv.Kryeministri dhe familja e tij janë kërcënuar.

Berisha tha se duhen marrë masa për të mbrojtur familjen e ish-zv.Kryeministrit dhe deputetit të PS-së, i cili u largua nga Shqipëria pak ditë para se Kuvendi të miratonte autorizimin për arrestimin e tij.

“Janë bërë kërcënime me jetë ndaj Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, të merren masat për t’i mbrojtur”, tha Berisha.

Sipas tij, kërcënimet me jetë ndaj familjes së Ahmetajt që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore. Berisha tha se këto kërcënime dëshmojnë se Rama, Agaçi dhe Veliaj janë de facto dhe de jure, ligjërisht dhe penalisht, truri dhe ekzekutorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

“Ju bëj thirrje të gjithë hetuesve, prokurorëve, policëve, punonjësve të organeve të zbatimit të ligjit, që janë të interesuar në zbardhjen e të vërtetës rreth vjedhjes së shekullit, të marrin të gjitha masat për të mbrojtur familjarët, fëmijët, por edhe vetë Arben Ahmetaj.

Të dërgojnë aty ku ndodhet ky i fundit hetues, duke e pranuar atë si bashkëpunëtor të drejtësisë”, tha ai.

Kreu demokrat tha se afera e djegësave, e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit, është njëkohësisht hetimi ose dështimi i shekullit.

“Pra, hetim i suksesshëm ose dështim i tmerrshëm i këtij hetimi.

Ndaj jam këtu sot për të denoncuar përpara shqiptarëve disa zhvillime me të cilat, kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të ndikuar dhe për të penguar hetimin.

Së pari, u informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt.

Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit”, tha Berisha.

Duke folur për inceneratorin e Tiranës, i vendosur nën sekuestro nga SPAK, Berisha tha se banorët e Tiranës paguajnë 29 Euro/ton për incenerimin e mbetjeve, ata të Durrësit paguajnë gati 40 Euro/ton sepse shtohet edhe transporti.

“SPAK hezitoi gjatë edhe pse letrat i kishte mbi tavolinë.

Por SPAK nuk shpëton dot nga kjo aferë. Nuk mund të mos bëjë asgjë. Është i detyruar të bluajë zyrtarë të korruptuar si një mulli me erë nën presionin e erës së opinionit publik.

Maksimumi, mund të ndajë të bluajë kokrra të vogla zyrtarësh e të vonojë bluarjen e kokrrave të mëdha të ministrave, kryebashkiakut apo kryeministrit.

SPAK nuk mund të rrinte më duarkryq. Era e fortë e opinionit publik për milionat e eurove që po u grabiten shqiptarëve e detyron të rrotullojë gurin e blojës e të shkërrmoqë diçka.

Inceneratori është sekuestruar vetëm për siguri, por nuk është konfiskuar nga shteti.

Pra kompania mbetet e tyrja dhe paratë e durrsakëve dhe tiranasve vazhdojnë e shkojnë në xhepat e tyre.

Administratori shtetëror vetëm sa do të administrojë paratë e Zotos e Mërtirit. Nuk duhet te lejojë që të paguhen media për propagandë si deri tani, apo që Zoto e Mërtiri të tërheqin para për vete apo të paguajnë vila e pushime qeveritarësh.

Ama paratë mbeten ligjërisht të Zotos e Mërtirit, ndërkohë që sekuestrimi po përdoret nga Rama e Veliaj për të krijuar idenë e rreme të shtetëzimit dhe vënies në vend të drejtësisë”, tha Berisha.

Etiketa: AhmetajberishainceneratorKryesore1

Lajme të lidhura

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
Para
Berisha: Po ushtrohet presion ndaj SPAK, Metani të dorëhiqet nga ILD

Berisha: Po ushtrohet presion ndaj SPAK, Metani të dorëhiqet nga ILD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş