GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra, përfaqësojnë bandat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha akuza të forta: Rama grabiti 200 mln euro nga taksat tuaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje strukturave që të përpiqen për të bindur sa më shumë qytetarë që në 14 maj të votojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Vorë, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki.

Berisha tha se kandidatët e dalë nga “Primaret” kanë përballë kandidatë me nga 2-3 emra të “rilindjes”.

Ai shtoi se me këtë ritëm të largimit të popullsisë nga vendi, pas 16 viteve as që mund ta imagjinojmë se kush do të ngelet në Shqipëri, prandaj bëri thirrje për ndryshim me çdo çmim në 14 maj.

“Ne vijmë këtu me një kandidat që ju e keni votuar. Me kandidatin e Primareve, me kandidatët e lirisë. Për herë të parë në 32 vite, kandidatët nuk janë të kryetarit të partisë, apo të kryesisë, por të vullnetit tuaj. Për njeriun e lirë, kuptimi më i thellë i lirisë, dimensioni i saj i parë, është dinjiteti i njeriut. Ju garantoj se ju do të jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj. Kjo është mirëpritur jo vetëm nga demokratët, por kjo praktikë, ndër më të avancuarat sot, është mirëpritur nga mbarë shqiptarët. Krahasoni Indrit Hoxhën dhe kandidatët e tjerë tanët, me ata të Ramës.

Ata të Ramës dolën pas mesnate nga zyrat e PS-së, pa u pyetur qoftë edhe një përfaqësues i PS. Kandidatët e tjerë janë kandidatë me 2-3 emra. Ata qytetarët normal nuk i pëlqejnë, përlqejnë që qytetarët të kenë 2-3 emra. Ata nuk përfaqësojnë socialistët, por krimin, bandat dhe organizatat kriminale shtetërore dhe joshtetërore. Ky është një dallim shumë i madh. Siç edhe jeni dëshmitarë kudo, nga jugu në very, nga lindja në perëndim, ka një epërsi të madhe morale nga ana e opozitës shqiptare. Kjo ka sjellë një frymë fitoreje, që Shqipëria nuk e ka patur ndonjëherë më të fuqishme që nga viti 92’. Ju garantoj se Indrit Hoxha do të jetë një shërbëtor i përulur i juaji.

Do të bëjë gjithçka për shërbimet më të mira për qytetarët e kësaj bashkie. Do të bëjë gjithçka ka në dorë me këshillin bashkiak, të lehtësojë barrën tuaj, detyrimet tuaja, të pamerituara ndaj shtetit dhe bashkisë. Mbrëmë, kryebashkiaku në ikje i Bashkisë së Tiranës deklaronte me mburrje se u ka rritur ndërtuesve 8 herë taksat. Më falni po u dogji barku atyre? Të gjitha i paguani ju. Gazetari i thoshte “po si ndodhi që nga vjet në sivjet u rrit me çmim 110 % taksa ndaj ndërtuesve?”. Shumë mirë u thoshte ai. Po si shumë mirë, do të rriten kostot e ndërtimit. Në pamje të parë, vërtet taksat kombëtare i ka qeveria qëndrore, por shikoni çfarë barre të rëndë mund të shkaktojë një kryebashkiak i tillë.

Ata që nuk mund të blejnë dot shtëpi, nuk blejnë dot një apartament se u duhen 60-90 vite punë, ata goditen. Një kryebashkiak që thotë diçka të tillë është transformuar në një qenie laboratorike pa ndienja. Ju siguroj se, ne në filozofi dhe të gjithë përfaqësuesit tanë, janë për taksat më të ulëta të mundshme. Sepse ato janë barrë mbi ju, rëndojnë jetën tuaj. Sot kisha një biznesmen në zyrë dhe po më tregonte që biznesi i vogël sot paguan 3-7 herë më shumë taksa. Ne po marrim fund me radhë. Çmimi i ujit po dyfishohet. Uji nuk pihet. Shqipëria nëse ka një mall që mund t’ua japë falas qytetarëve, është uji. Sepse ka rezerva shumë të mëdha ujore. Këtu uji nuk pihet. Me vendim gjykate, me të gjitha analizat, del uji i papijshëm.

Në pamje të parë këto janë zgjedhje lokale, por ai që vjen ka në dorë shumë për jetën e çdo familjeje të bashkisë. 14 maji është një ditë historike. Në 14 maj çdo demokrat, çdo qytetar që i beson lirisë, ftohet për të përmbysur monizmin. Sot jemi në një mision dhe ky mision na fton të bëjmë gjithçka, të mbledhim çdo votë që në 14 maj të përzëmë pushtetin monist. Kohl ka thënë një fjalë të madhe. “Për një votë unë do të bëja 600 km rrugë me biçikletë”. Ua thashë këtë për të kuptuar se në këtë mision të madh që jemi, çfarë përpjekje të mëdha duhet të bëjmë ne pas çdo vote.

Monizmi po shkreton gjithçka. Nga Shqipëria janë larguar 35 % e banorëve. Në luftën e dytë botërore, Polonia humbi 20 % të popullatës. Kurse ne në këtë monizëm kemi humbur 1/3. Duhet të vrapojmë edhe ne dhjetëra e qindra kilometra për një votë. Sepse pas 16 vitesh askush nga ne nuk mund ta imagjinojë kush do të jetë më në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Sali BerishaZgjedhjet

Lajme të lidhura

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë
Aktualitet

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

10:34 - 29/10/26
Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren
Aktualitet

Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

10:25 - 29/10/26
Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin
Aktualitet

Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

10:13 - 29/10/26
Para
Shqipëria bind ndaj Maqedonisë së Veriut, fiton me tripletë

Shqipëria bind ndaj Maqedonisë së Veriut, fiton me tripletë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë
Aktualitet

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

10:34 - 29/10/26

  Kreu i PD-së Sali Berisha në nisjen e seancës së sotme me tensione në parlament, mbajti një fjalim ku...

Lexo më shumë
Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

10:25 - 29/10/26
Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

10:13 - 29/10/26
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Firmoset urdhri i transferimit edhe për Ergys Agasin, por mbahet sekret burgu ku do të vendoset

09:59 - 29/10/26
Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!

Rama u rrit pagat efektivëve, tjetër shpërblim pas dhunës policore ndaj protestuesve

09:55 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com