GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria bind ndaj Maqedonisë së Veriut, fiton me tripletë

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria bind ndaj Maqedonisë së Veriut, fiton me tripletë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria e vajzave bind në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe duke u paraqitur mirë në sfidën e zhvilluar sot në stadiumin “Elbasan Arena”.

Trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion: Antigoni Hyska, Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Mimoza Hamidi, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi, Luçije Gjini, Kristina Maksuti, Ezmiralda Franja, Armera Tukaj, Alma Hilaj.

Shqipëria luan mirë në minutat e para të takimit, duke qarkulluar saktë topin, e duke tentuar edhe rrjetën kundërshtare. Miket kalojnë të parat në avantazh në minutën e katërt, me Natasha Andonovën, e cila provon nga jashtë zone dhe gjen rrjetën shqiptare, duke e gjetur të papërgatitur mbrojtjen dhe portën tonë. Vajzat kuqezi nuk dorëzohen, por tentojnë të gjejnë golin e barazimit.

Kristina Maksuti i afrohet shumë pranë golit të baraspeshës, duke humbur një mundësi të artë në minutën e 10-të të takimit. Qëndresa Krasniqi i dhuron një top mjaft të mirë për të shënuar, por topi i gjuajtur nga Maksuti kalon shumë pranë shtyllës së majtë dhe nuk gjen rrjetën.

Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Grima kanë kontrollin e lojës në minutat e ardhshme të takimit. Megi Doçi i afrohet golit sërish në minutën e 26-të, teksa pas një goditje dënimi, dërgon topin drejt portës, por që largohet nga mbrojtja kundërshtare.

Dy minuta më vonë, Qëndresa Krasniqi hyn brenda zonës maqedonase, duke ftuar sërish Megi Doçin të godasë, por topi përfundon jashtë vijës fundore. Gjyqtarja kosovare akordon penallti për skuadrën tonë në minutën e 36-të, pas një ndërhyrje të Zhivikj ndaj Kristina Maksutit, duke e shtyrë brenda zonës. 11-metërshi merret përsipër nga kapitenia Megi Doçi, e cila nuk gabon dhe e çon topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në minutën e 37-të.

Barazimi nuk i kënaq kuqezezat, të cilat kërkojnë avantazhin që në fraksionin e parë. Qëndresa Krasniqi ka një rast mjaft të mirë në minutën e 42-të, pas një pasimi të saktë të Mimoza Hamidin. E majta e Krasniqit kalon shumë pranë rrjetës kundërshtare, por përfundon jashtë. Edhe Kristina Maksuti ka një tjetër mndësi të artë për të kaluar në epërsi, por finalizimi është i gabuar, me topin që përfundon jashtë rrjete. Pjesa e parë mbyllet me barazimin 1-1.

Trajneri Grima bën menjëherë tre zëvendësime, duke hedhur në fushë Viona Rexhepin, Endrina Elezajn dhe Matilda Gjergjin për Antigoni Hyskën, Luçije Gjinin dhe Armera Tukaj. Vajzat kuqezi bëjnë një pjesë të dytë të mirë, duke kontrolluar topin dhe loja luhet vetëm në gjysmëfushën kundërshtare në pjesën më të madhe të minutave.

Maksuti, Krasniqi dhe Doçi i afrohen disa herë golit të avantazhit, por mungon finalizimi për vajzat kuqezi. Trajneri shqiptar bën edhe pesë zëvendësime të tjera në radhët e ekipit kuqezi, duke hedhur në fushë Gresa Berishën, Fortesa Berishën, Djellza Istrefaj, Vesa Paqarizin dhe Valentina Trokën. Goli i epërsisë për Shqipërinë vjen pikërisht nga sulmuesja e Apolonisë, Valentina Troka.

Është kapitenia Doçi e cila asiston për Trokën, e cila kalon Shqipërinë në avantazh në minutën e 90. Ka kohë edhe për dy zëvendësime të tjera, me Bajraktarin dhe Metallën që hyjnë në fushë, në vend të Maliqit dhe Doçit.

Valentina Troka realizon edhe golin e tretë për Shqipërinë dhe të dytin personal. Fortesa Berisha i dhuron një top mjaft të bukur Trokës brenda zonës, e cila nuk gabon dhe e çon në rrjetë, duke vulosur kështu shifrat 3-1.

 

Etiketa: femrakombetarja shqiptareSport

Lajme të lidhura

“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027
Sport

“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

13:19 - 13/09/26
Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”
Breaking Views

Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”

12:05 - 13/09/26
Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin
Breaking Views

Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin

08:10 - 13/09/26
Para
Luizi paralajmëron ndarjen? Shprehet se do dalë me Kiarën…

Luizi paralajmëron ndarjen? Shprehet se do dalë me Kiarën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Disa persona mbeten të lënduar nga përplasja e dy makinave në rrugën Qishbardhë-Peshkëpi
Aktualitet

Disa persona mbeten të lënduar nga përplasja e dy makinave në rrugën Qishbardhë-Peshkëpi

14:43 - 13/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen

14:22 - 13/09/26
“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

“Qepeni gojën”, Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate edhe me fituesen e BBV3, Egla Ceno

14:14 - 13/09/26
Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

13:45 - 13/09/26
Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

13:37 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com