GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kjo është betejë për jetë e vdekje! E garantoj Ramën se…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Kjo është betejë për jetë e vdekje! E garantoj Ramën se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaraur se s’ka forcë që do e pengojë në aksionin e tij, duke e konsideruar një betejë jetë a vdekje për Kushtetutën.

Berisha me tone të ashpra u shpreh se s’kanë për çfarë ulen në negociata me Ramën, duke shtuar se e vetmja gjë që duhet bërë është respektimi i Kushteutës.

“Është fillimi ia them Ramës dhe atyre larove të tij. Është betejë për jetë a vdekje për Kushtetutën, do e fitojmë”, tha ish-kryeministri, në një konferencë për mediat.

“Ju e patë, një reaksion i jashtëzakonishëm ishte. Ju e patë se si ai tym, ai tym shumëngjyrësh u shndërrua në një ylber, në një dritë të vërtetë botërore për të vërtetën e opozitës shqiptare. Dhe në një blozë të vërtetë për Edi Ramën dhe Lindën e tij në parlament. Blozë!

Ju e patë vetë, edhe sot mediat botërore hapen me këtë çështje. E pakonceptueshme, të mohosh një të drejtë kushtetuese, deputetëve për të hetuar qeverinë.

Nuk mund ta bësh kurrë këtë, ti i asgjëson ata. Çfarë negociate? Me Kushtetutën nuk ka negociata. Të zbatohet Kushtetuta.

Çfarë negociate? Po kërkojme ne gjë ekstra? Vetëm Kushtetutën. Zbatimi i Kushtetutës është normalizimi i jetës parlamentare. Nuk ka nevojë për asnjë negociatë. Të shpallet zbatimi i vendimit të Kushtetueses.

Të shpallet vendim që opozitës nuk mund t’i preken përfaqësuesit që cakton. Kurrë nuk ka ndodhur që përfaqësuesit tanë të na i caktojë qeveria. Nuk e bën askush në botë përveç atij që është kthyer në genin e etërve të tij xhelatë të diktaturës komuniste.

Si mund të bëhet? Po kjo nuk ka lidhje me parlamentin. Si mund të shkruajë një kriminel në tavolinë nenin e Kushtetutës? Këtë nuk mund ta bëjë kurrë. Ai e shkruan me Edi Ramën, por ai do ketë një fat që e meriton me këtë që ka bërë.

Me këtë që ai ka bërë, me atentatin që i bën Kushtetutës së vendit, do përgjigjen gjer në fund. Jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo mënyrë Kushtetutën. Jemi të vendosur ta mbrojmë Kushtetutën kudo.

Po si mund të pranohet të ulet një gjykatëse kriminale, që fshihet prapa krimit të vet dhe të thotë duke tejkaluar Kushtetutën, se vendos këtë apo atë vendim. Ky është puç kushtetues.

Shqiptarët duhet ta dinë mirë, për mua kjo është ushqim për betejë. Ndjehem komod dhe më i përkushtuar, se jam ish-president, jam ish-kryeministër, jam deputet i betuar në Kushtetutë.

Nuk ka forcë në botë që më pengon mua për ta mbrojtur atë. Është fillimi ia them Ramës dhe atyre larove. Kjo është betejë për jetë e vdekje për Kushtetutën. Betejë që do e fitojmë. Natyrisht do kohën e vet.

A e patë apo jo si transformua tymi në dritë? U transformua nga e drejta. Sepse prapa tymit qëndronte e drejta. E drejta e një një grupi që po mbron Kushtetutën e vendit të vet. Kaq është gjithë puna, e gjithë filozofia…

Tani, mbani shënim: Protestat do jenë tani gjer në realizimin e plota, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kjo është betejë pa kthim. Në lëvizje, nuk duhet të gjykohet lëvizja. Lëvizja duhet të gjykohet me persistencën e saj. Po ajo ka ondulacionet e veta, ajo ka kulme dhe rënie, i ka të gjitha. Rëndësi kapitale ka persistenca. Por unë e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi.

Na duhet edhe pak kohë. Na duhet sepse pasi të bindim shqiptarët për gjëmën që ky u bën atyre, duke konfiskuar Kushtetutën, atëherë do shohin se çfarë rreziku… SKAP-i funksionon në mënyrë absolute identike me hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Haptaz. Sepse merr përsipër të shkruajë Kushtetutën”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaRameVdekje

Lajme të lidhura

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
Para
Dhunuan 18-vjeçarin dhe i morën paratë, një i arrestuar në Vlorë

Dhunuan 18-vjeçarin dhe i morën paratë, një i arrestuar në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com