GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kodi i ri është atentat madhor kundër fjalës së lirë! Ja si patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

14:33 - 30/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Kodi i ri është atentat madhor kundër fjalës së lirë! Ja si patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar me tone të ashpra ndryshimet e propozuar për Kodin e ri Penal duke e cilësuar atë si një ‘atentat madhor ndaj fjalës së lirë’ dhe një akt autoritar që synon shtypjen e qytetarëve dhe medias. Berisha e cilësoi kodin një ‘narkokod’ të dalë nga ‘shpellat e mafies’, duke vënë në dukje se edhe Prokurori i Përgjithshëm ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni apo pjesëmarrje në hartimin e tij.

‘Dje në një deklaratë publike, Prokurori i Përgjithshëm me kurajo denoncoi faktin se institucioni i tij apo ai si përfaqësues i akuzës në Republikën e Shqipërisë, nuk kishte asnjë dijeni për kodin Rama-Ulsiu. Pra, kur unë u deklarova ju se ai ka dalë nga shpellat e mafies, sigurisht që pati njerëz të cilët e përcollën me habi. Por ja pra, unë u them të gjithë atyre që u habitën, tani që Prokurori i Përgjithshëm deklaron se institucioni i tij as që është pyetur ndonjëherë as për konsultë, as për mendim, kuptoni ju se çfarë përfaqëson kodi që të vërtetë shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në konferencën për media, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, me këtë kod synohet edhe mbrojtja personale ligjore për zyrtarë si Altin Dumani dhe Irena Gjoka, të cilët i përshkruan si ‘njerëz të regjimit’ dhe të inkriminuar në sistemin e drejtësisë.

‘Atentat madhor kundër fjalës së lirë, mendimit të lirë. Shkohet në atë shkallë sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën. A mundet? Nuk besoj të ketë një vend në botë ku qytetarët, avoketërit, të mos kenë të drejtë të denoncojnë dhe dënojnë padrejtësinë që u bëhen në sallën e gjyqit. Absurditeti i kodit tejkalon çdo kufi. Dhe pse ky nen për mbrojtjen e Irena Gjokës dhe Altin Troplinit? Sepse ata janë në shërbim të regjimit, më të inkriminuarit në sistemin e drejtësisë’, deklaroi Berisha gjatë konferencës me median.

Berisha publikon të tjera të dhëna: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

Gjatë konferencës për shtyp në selinë e Partisë Demokratike, kryetari i PD-së ka vijuar akuzat e forta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale të manipuluar në mënyrë masive.

‘Laptopi ka zbuluar, dje ju patë se si laptopi i Lubi Ballukut sipas të dhënave, përmbante të gjitha dokumentet se si patronazhistët e saj, nëpunës administrate, miklonin me oferta për punë me qindra mijëra qytetarë, banues në rrethin e Fierit. Tani, tentakulat mafioza të patronazhistëve të partisë së krimit nuk kënaqen vetëm me veprimtarinë brenda, por janë shtrirë po kaq në diasporë. Drejtorë, punonjës të të gjitha rangjeve, me detyra të caktuara për të garantuar vota në diasporë dhe votimin për PS-në. Në administratën e bashkisë Fier, njësitë administrative, në kadastër, zyrat e punës, drejtoritë e shërbimeve, ndërmarrjet publike në varësi të ministrive, OSHE, ujësjellës-kanalizim, mësues, sekretarë, staf ndihmës, njësitë e kujdesit shëndetësor, tatime, dogana, zyrat e sigurimeve shoqërore janë qendrat e punës të patronazhistëve famëzinj’, theksoi kreut i PD-së.

Kryedemokrati deklaroi se ‘patronazhistët’ kanë shtrirë ndikimin e tyre deri në diasporë, duke ndikuar ndjeshëm te vota e emigrantëve shqiptarë. Ai përmendi rezultate të pazakonta si në Qarkun e Fierit, ku sipas tij, janë raportuar përqindje të votimit deri në 92–93% në favor të PS-së, duke e krahasuar këtë situatë me praktikat e regjimeve diktatoriale, si ai i Bashar al Assad.

‘Ndikimi i tyre në diasporë ka qenë i barabartë pothuaj me ndikimin e Asadit. Narkodiktatori i Sirisë kishte rezultate 95%. Në Fier, Lubi Balluku me votat e diasporës arrin në 92%. Pra mbetet vetëm 3 pikë ndën Asadin e Sirisë. Kjo është. Nuk është vetëm efekti patronazhist këtu’, nënvizoi Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë Rama për shpërdorim të fondeve publike, duke thënë se 1 miliard e 24 milionë euro janë përdorur për të manipuluar zgjedhjet dhe për të blerë vota. Ai e përshkroi regjimin si një ‘diktaturë të mbështetur mbi krimin dhe drogën’, që ka shkatërruar normat demokratike. ‘Në këto zgjedhje diktatori, apo diktatura autoritare përdori 1 miliardë e 24 milionë euro. Cilat janë? 500 mln në kundërshtim me ligjin në prokurorime publike. 244 mln në kundërshtim me ligjin interesa bankare dhe grante për fermerët. 200 e ca milionë gjoba dhe kamata të falura të 10 viteve të fundit. 76 mln çdo pensionist 100 euro. Pra vetëm me këto, pa llogaritur dhe 100 mln rrënjë kanabis, që nuk mbillen dot. Të them unë, 100 mln nuk i mbjell dot. Pa llogaritur, ju i patë, qindra mijëra kate ndërtime nga kartelët e drogës dhe të tjerë, lejet e ndërtimit, lejet e legalizimit, certifikatat e pronësisë’, deklaroi.

I pyetur për pjesëmarrjen e PD-së në parlamentin e ri, Berisha u shpreh se kjo çështje do të vendoset nga forumet e partisë, duke theksuar se çdo vendim do të jetë kolektiv dhe jo personal.

Dokumenti – Kliko

Etiketa: berishaKodi PenalPDSali Berisha

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Aksident tragjik në Borsh, dy viktima dhe dy të plagosur – VIDEO

Aksident tragjik në Borsh, dy viktima dhe dy të plagosur - VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com