GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kombi që rilind nga pushka nuk vdes kurrë

19:31 - 10/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha akuzon: Në Shkodër, Rama vendosi paqe mes 5 bandave kryesore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Berisha shkruan në një postim të gjatë në rrjetin social se kombi që rilind nga pushka nuk vdes kurrë.

Berisha shprehet se Lidhja e Prizrenit është data e datave të historisë tonë kombëtare sepse pikërisht në kohën kur më të mëdhenjtë e kohës na shpallën të paqenë dhe firmosën zhdukjen tonë, shqiptarët, më të vjetrit banorë të rajonit e ndoshta kontinentit ndonëse nën një pushtim shekullor u rilindën nga pushkët e tyre dhe dëshmuan se ne ishim një komb në këmbë dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojmë me armë në dorë territoret shqiptare.

“Lidhja e Prizrenit është dita e ditëve të bekuara të kombit tonë sepse është ditëlindja e idealit të bashkimit kombëtar, idealit më sublim të shqiptarëve për të cilin nga ajo kohë  e në vazhdim dhanë jetën qindra e mijëra vajza, djem burra, gra të kombit tonë, të cilëve ne u detyrohemi ekzistencën dhe lirinë tone”, shkruan kreu demokrat.

Postimi i plotë:

Sot 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ngjarjes që rilindi dhe ngriti në këmbë si vigan kombin shqiptar.

Miq, sot 145 vjet më parë u mblodhën në qytetin e Prizrenit personalitetet më të shquara politike, ushtarake dhe fetare të kombit tonë dhe themeluan aty ‘Lidhjen e Prizrenit’, me në krye Iljaz Pashë Dibra dhe bashkëkryetar për rolin e jashtëzakonshëm që luajti, Abdyl Bej Frashëri.

Lidhja e Prizrenit u themelua në momentin më dramatik të kombit shqiptar, në kohën kur në Kongresin e Berlinit, Zeusi i kohës Bismarck dhe më të mëdhenjtë e tjerë të Tokës, përfshirë këtu edhe Portën e Lartë, shpallën inekzistencën e shqiptarëve si komb. Ndërkohë që kombeve të tjera të rajonit ju njihej kombësi, shtetësi dhe e drejta e pavarësisë, ata në akte padrejtësisht të mëdha vendosën që trojet shqiptare të copëtoheshin dhe dhuroheshin si plaçkë lufte, fqinjëve tanë grabitqarë.

Para thirrjes së Lidhjes së Prizrenit, në përgjigje të planeve ogurzeza të Kongresit të Berlinit banorët Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës Kosovës dhe Malësive të Veriut kishin filluar organizmin e tyre të vendosur të mbrojnë me gjak trojet e tyre kombëtare. Lidhja krijoi për mbrojtjen e territoreve shqiptare, ushtrinë shqiptare dhe më pas edhe qeverinë e saj, qeveria e parë shqiptare që nga koha e Skënderbeut e drejtuar nga Ymer Prizreni.

Miq, Lidhja e Prizrenit është data e datave të historisë tonë kombëtare sepse pikërisht në kohën kur më të mëdhenjtë e kohës na shpallën të paqenë dhe firmosën zhdukjen tonë, shqiptarët, më të vjetrit banorë të rajonit e ndoshta kontinentit ndonëse nën një pushtim shekullor u rilindën nga pushkët e tyre dhe dëshmuan se ne ishim një komb në këmbë dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojmë me armë në dorë territoret shqiptare.

Lidhja e Prizrenit është nëna e datave në historinë tonë kombëtare sepse me luftrat ndër më të lavdishme dhe qëndresën heroike popullore të shqiptarëve që ajo organizoi në mbrojtje të trojeve tona shekullore nga fqinjët grabitqarë dhe fuqitë e mëdha që i mbështesnin, i provoi mbarë botës se shqiptarët nuk mund të zhduken. Këto luftëra të pabarabarta, por epike dhe legjendë e trimërisë dhe heroizmit njerëzor, rilindën kombin, bënë të mundur, çelën rrugën në fillim të shekullit që shkoi për shtetin e pavarur të shqiptarëve në Shqipëri dhe në fillim të këtij shekulli, shtetin e pavarur te Kosovës.

Lidhja e Prizrenit është dita e ditëve të bekuara të kombit tonë sepse është ditëlindja e idealit të bashkimit kombëtar, idealit më sublim të shqiptarëve për të cilin nga ajo kohë  e në vazhdim dhanë jetën qindra e mijëra vajza, djem burra, gra të kombit tonë, të cilëve ne u detyrohemi ekzistencën dhe lirinë tonë.

Ndaj sot ju ftoj të dashur miq, të përulemi me nderimin më të thellë para të gjithë asaj elite kombëtare që themeloi 145 vjet më parë Lidhjen e Prizrenit dhe të gjithë atyre dhjetëra e mijëra luftëtarëve që nën udhëheqjen e saj ranë për t’u bërë të pavdekshëm në mbrojtje të trojeve shqiptare. Kombi që rilindi nga gjaku dhe pushka nuk vdes.

Etiketa: berishakombi shqiptarLidhja e Prizrenit

Lajme të lidhura

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!
Aktualitet

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së
Aktualitet

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26
Para
City vs Inter, ja formacionet zyrtare të finalistëve të Champions

City vs Inter, ja formacionet zyrtare të finalistëve të Champions

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se Komisioni i Ligjeve refuzoi të shqyrtojë në thelb projektligjin e PD-së për...

Lexo më shumë
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26
Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

Pano: Çdo 30 minuta një i ri ikën nga Shqipëria, Rama kërkon një Shqipëri të boshatisur dhe pa revoltë

14:32 - 05/02/26
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com