GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij

13:09 - 28/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët  janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës shqiptare kanë tronditur regjimin e Edi Ramës. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Berisha theksoi se përpjekjet e qeverisë për të krijuar mburojë ligjore për vetveten dhe bashkëpunëtorët e saj nuk mund të neutralizojnë revoltën qytetare.

Kryedemokrati e konsideroi riformimin e fundit të qeverisë si një akt qesharak dhe të papërgjegjshëm. Sipas Berishës, lufta kundër regjimit do të fitohet vetëm me kryengritjen e qëndrueshme të qytetarëve, ndërsa beson se shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë të ndahen nga ky regjim.

“Të dashur miq, jemi në një udhëkryq tejet të rrezikshëm. Protesta jonë, kryengritja jonë paqësore ka tronditur në themele regjimin dhe ka pasur jehonën më të fuqishme në Europë dhe në botë. Ka pasur jehonën më pozitive se të gjithë protestat që kemi organizuar ndonjëherë pasi në kushtet e një flagrance në vjedhje të kryeministrit, zëvendëses së tij, përpjekjet e tyre për grusht shteti, ne u treguam shqiptarëve dhe botës se opozita shqiptare është në këmbë, është e tëra kundër këtij regjimi dhe nuk pajtohet me të.

E them dhe e përsëris, ne mbrojtëm dinjitetin e këtij vendi, mbrojtëm dinjitetin e kombit tonë dhe bënë detyrën që kemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë. Revolta tronditëse e qytetarëve shqiptarë vuri me shpatulla pas muri Edi Ramën. Nxori në shesh para shqiptarëve dhe botës fytyrën e tij të vërtetë prej diktatori. Pasi dështoi me grushtin e shtetit me Gjykatën Kushtetuese, ai përpiqet me ndryshime ligjesh të krijojë një mburojë për veten dhe bashkëhajdutët e tij në mënyrë që ligji të mos mund t’i dënojë, të vazhdojnë të qetë të vjedhin fondet dhe pasuritë publike.

Dhe po në këtë kontekst, ai bëri dje një riformatim të qeverisë me të cilin faktoi më shumë se çdo gjë tjetër se Lubia është vetë Rama. Apo me fjalë të tjera, fuqinë e pakufishme të Lubisë mbi Ramën. E marrë hua nga populli që thotë se u mbars mali dhe polli një mi, ne themi dështoi Lubia dhe populli 3 ministra dhe një zëvendësministër. Akt më qesharak dhe më të papërgjegjshëm nuk ka pasi firmat e atyre që janë emëruar, janë në të gjitha dokumentet që Lubia koa firmosur me urdhër të Edi Ramës.

Pra, këta ministra janë për definicion anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të Lubi Ballukut në ofertat, tenderat dhe vjedhjet e saj. Por përsëri është absolutisht e pamohueshme se pa protestën tuaj, pa revoltën tuaj dhe kryengritjen tuaj paqësore, këto nuk do mund të ndodhnin. Këto përpjekje të Edi Ramës shënojnë agoninë, progresin e agonisë politike të tij. Dëshmojnë se suksesin e opozitës në kilometrin e fundit të saj. Por këto ftojnë që kjo betejë të vazhdojë me të gjithë forcat tona. Në rast se ne, të themi se arritëm ta vëmë përpara regjimin, ne nuk kemi fituar ende luftën. Lufta fitohet me kryengritjen tonë të qëndrueshme dhe unë kam besim tek shqiptarët se sot janë më të gatshëm se kurrë të ndahen me këtë regjim,” tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Ramashqiptarë

Lajme të lidhura

Berisha: Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh
Aktualitet

Berisha: Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh

14:20 - 28/02/26
Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja
Aktualitet

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja

13:40 - 28/02/26
Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste
Aktualitet

Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

13:24 - 28/02/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh
Aktualitet

Berisha: Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh

14:20 - 28/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se për interesa personale sulmon vende partnere dhe dëmton marrëdhëniet...

Lexo më shumë
Lindja e Mesme mes tensioneve, shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

Lindja e Mesme mes tensioneve, shpërthime në Bahrein, Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar

14:00 - 28/02/26
Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja

13:40 - 28/02/26
Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

13:24 - 28/02/26
Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët  janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij

Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij

13:09 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com