GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ju ka ardhur fundi”/ Berisha: Rama do ketë fatin e Çausheskut, edhe ty o Taulant do të të tërheqin zvarrë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ju ka ardhur fundi”/ Berisha: Rama do ketë fatin e Çausheskut, edhe ty o Taulant do të të tërheqin zvarrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit tha se, ‘Rama do ketë fatin e Çausheskut po vazhdoi kështu’.

‘Ndaj, tha kreu i PD, largohuni nga parlamenti i krimit, nga parlamenti i hajdutëve më të mëdhenj, por mbi të gjitha i avoketërve të shpifur të një padrinoje’.

Berisha ka shpërthyer në Parlament ndaj Taulant Ballës, duke e akuzuar atë se është më kriminel se kriminelët.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha e paralajmëroi që të largohet nga parlamenti, pasi në të kundërt do ta “tërhiqnin zvarrë”.

Po ashtu Berisha tha se është Taulant Balla ai që shan dhe ofendon studentët që protestojnë.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste, injoron të gjitha zhvillimet në rrugë, revoltën studentore dhe bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Këta mbrojnë krimet e tyre.
Këta mbrojnë pasuritë e vjedhura.
Këta mbrojnë vrasjet që kanë porositur.
Këta janë më kriminelët në Shqipëri.
Këta janë më kriminelë se ata që ndodhen në qeli.
Ikni, ikni edhe ju.
Ikni se do ikni.
E keni parë ju se çfarë u bëjnë në debate? Se si ia nxijnë fytyrën si legeni? Se si ua nxjerrin fytyrën?
Si ka mundësi mor që ngriheni kundër studentëve, ngriheni kundër fëmijëve të shqiptarëve?
Pasi u keni vrarë shpresën, doni t’i vrisni fizikisht.
A e kuptoni ju pse luftojnë studentët?
A e kuptoni betejën e tyre?
Është betejë për çdo shqiptar, është betejë për këtë vend, për të ardhmen e tij, të cilën ia rrëmbyet, të cilën e shndërruat në pasuri përrallore, e shndërruat në konto bankare të pafundme, në vila e pallate.
Në Evropë dhe në botë nuk ka një grup më kriminal se ju.
Kaq është i Koresë së Veriut, por ai është për arsye ideologjike, jo për vjedhjen e qytetarëve.
A e kuptoni apo jo, nuk keni vend në parlament ju, vendi juaj është tek ata që i përdorni si mercenarë kundër studentëve.
Ndaj dhe largohuni nga parlamenti i krimit, nga parlamenti i hajdutëve më të mëdhenj, por mbi të gjitha i avoketërve të shpifur të një padrinoje.
Fatin e Çausheskut do ketë po vazhdoi kështu.
Po më mirë të zgjedhë fatin e padronit të tij, Vuçiç.
Pra, ju mbështesni gangsterin, ju mbështesni Padrinon, Ramaduron, kreun e organizatës kriminale.
Ju mbështesni njeriun që u ka vjedhur shqiptarëve miliarda.
Ju mbështesni njeriun që shet Shqipërinë, armikun e egër të Kosovës.
Ju mbështesni një skllav, një argat të shpifur të Beogradit.
Nuk nxorët mësime, do ta pësoni më keq se ai në fund të fundit pati një mençuri, tha më mirë në burg se sa i tërhequr zvarrë.
Kurse ju mendoni se do qëndroni në këto karrige.
U ka ardhur fundi.
Ju jeni fundi. Ju jeni eksponentë të narkoshtetit që ju ndërtuat në Shqipëri duke mbështetur Edi Ramën për narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.
Ju mjeruat shqiptarët, ju shkatërruat qindra mijëra vende pune.
Ju jeni të pluhurosur të gjithë, të gjithëve u vjen era kokainë dhe kanabis.
Ju keni ndërtuar parajsën mbi krimin dhe ajo parajsë do jetë ferri juaj. Ferri i merituar.

Dil o kriminel, shko aty ku e ke vendin. Dil o Taulant, nuk ke vend më në parlament, por do jesh në burgun e sigurisë së lartë. A je ti o kriminel, që shkove në Shkodër dhe lirove me urdhër të Suel Celës terroristët që i vunë tritol Lulzim Kullës. A je ti o kriminel që shoqërove Edmond Begon të dënuar me 17 vite burg.

Dil këtu o kriminel, dil të të shohin. Dil se ti je ai që shan studentët, a je ti o kriminel që mban tre telefona. Dil se do të të vijë dita. Ti je me kriminel se Sueli, se Bajrat, je me kriminel se cdo kriminel në Shqipëri,. Prandaj të mban ai ty këtu. Duhet të dalësh nga parlamenti, se zvarrë do të të nxjerrim”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishaCausheskuRama

Lajme të lidhura

Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë
Aktualitet

Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë

11:15 - 29/10/26
Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë
Aktualitet

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

10:34 - 29/10/26
Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren
Aktualitet

Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

10:25 - 29/10/26
Para
Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë

Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë
Aktualitet

Ndërpriten diskutimet! Kuvendi kalon direkt në votim, opozita ndez tymuese dhe flakadanë

11:15 - 29/10/26

Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga tensionet, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe deputetët kanë kaluar drejtpërdrejt në procesin e...

Lexo më shumë
“Ju ka ardhur fundi”/ Berisha: Rama do ketë fatin e Çausheskut, edhe ty o Taulant do të të tërheqin zvarrë

“Ju ka ardhur fundi”/ Berisha: Rama do ketë fatin e Çausheskut, edhe ty o Taulant do të të tërheqin zvarrë

10:48 - 29/10/26
Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

10:34 - 29/10/26
Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

10:25 - 29/10/26
Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

10:13 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com