Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga tensionet, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe deputetët kanë kaluar drejtpërdrejt në procesin e votimit.
Në shenjë proteste ndaj zhvillimit të punimeve parlamentare, deputetët e Partisë Demokratike kanë ndezur tymuese dhe flakadanë brenda sallës së Kuvendit.
Situata e krijuar ka vështirësuar zhvillimin e punimeve parlamentare, ndërsa veprimi i opozitës vjen në një moment përplasjesh gjatë seancës, ku kalimi direkt në votim ka ashpërsuar reagimin e deputetëve demokratë.
Deputeti i PD-së Blendi Himçi mes një situate tensioni në Kuvendi dëgjohet nga seanca plenare e sotme teksa i kërkon Ramës të heqë imunitetin e Belinda Ballukut.
Seanca kaloi direkt në votim, teksa aty ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi përjashtoi nga seanca plenare deputetin Bledi Himci, Ivi Kaso, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziun.










Discussion about this post