GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Lap-Topi i Agaçit në prokurori, do zbulojë vjedhjet e tmerrshme të Ramës dhe grupit të tij

11:00 - 27/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh këtë të enjte se lap-topi i Engjëll Agaçit, Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, “është sekuestruar nga prokuroria”. Në një fjalim të mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Berisha paralajmëroi se të dhënat në pajisjen elektronike do të zbulojnë afera të kryeministrit Edi Rama dhe “grupit të tij”.

Teksa konstatoi mungesën e kryeqeveritarit në seancën plenare, Berisha u shpreh: “Dy arsye madhore janë që nuk vjen dot. Së pari, ku është Sekretari juaj i Përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçio që dhuron edhe 30 hektarë? Ku e keni? A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur Sekretari i Përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni e thoni se është në spital? Madje një ditë kur unë thashë se është arratisur, përhapni thashethemin se është në intubim. Të gjithë ju këtë rrugë do ndiqni? Arratinë do ndiqni? Tani, e dyta, laptopi është në prokurori. Ta dini mirë. Jeni të pashpresë. Laptopi është në prokurori”.

“Prandaj thirreni më mirë të vijë se sa t’u nxjerrë laptopi një nga një ju. Laptopi ka të gjitha vjedhjet e tmerrshme që ka bërë Edi Rama me grupin e tij”, shtoi ai.

Sipas Berishës, problemi i dytë i madh i “dezekulibrimit” të Ramës, është dosja McGonigal.

“Ajo po shpërthen. A e kuptoni ju që keni në krye një njeri që korruptoi shefin e kryeinteligjencës së SHBA? Dhe një nga ata që bëri gjahun e shtrigave ndaj presidentit Donald Trump. Çfarë mendoni ju se do mbyllet ajo siç u mbyll? Jo, absolutisht ajo dosje nuk mbyllet”, tha Berisha.

Kreu i PD përmendi edhe raportimet mediatike për shpërndarjen e fondeve të USAID në Shqipëri, duke u shprehur se “janë 10 milionë dollarë dhe ajo është vetëm maja e ajsbergut, që janë dhënë për reformën në drejtësi Delina Ficos”.

“Se sa ka marrë Linda Rama nga paratë e taksapaguesve, nuk e di njeri, por edhe ajo do dalë. Prandaj të sillet ligji i desorofikimit të vendit këtu. Të presim me gërshërët e ligjit çdo lidhje me monstrën e njerëzimit, Xhorxh Soros dhe paratë e tij toksike. Pse do mbani të gjithë ju këtë barrë të rëndë, kur një pjesë nuk keni lidhje me Sorosin? Pse do mbani mëkatet e tmerrshme të Edi Ramës? Pse do mbani ju aktakuzat e rënda të laptopit të Engjëll Agaçit? Pse do mbani ju marrëdhënien kriminale të tij me McGonigalin? Është koha, secili prej jush të zgjohet”, iu drejtua Berisha-socialistëve.

Etiketa: Edi RamaËngjëll AgaçikuvendSali Berisha

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Damian do thirresh si dëshmitar’, Gjiknuri replikon me Berishën: Të kujtohet kur the ‘ma fute’

Damian do thirresh si dëshmitar', Gjiknuri replikon me Berishën: Të kujtohet kur the ‘ma fute’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Lexo më shumë
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com