GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Linda Rama ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

12:25 - 01/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Linda Rama ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

Screenshot

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha vazhdon t’i qëndrojë versionit se ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima është rrëmbyer dhe është torturuar dhe jo siç pretendon ai se ishte larguar me vullnetin e tij.

Gjatë komunikimit për gazetarët jashtë SPAK-ut, Berisha deklraoi se Daniel Shima është torturuar për 4 orë me shkopinj bejsbolli dhe mezi ka mbërritur në shtëpi, ku sipas tij, është kërcënuar që të mos flasë për tenderat e AKSHI-t.

Ai tha se AKSHI është shpallur botërisht, si sipërmarrja personale e Edi Ramës, bashkëshortes së tij Lindës dhe baxhanakut të tij, Armand Fangut. Berisha shtoi se Linda Rama ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t dhe se Geron Meçe hiqej si nje padron i AKSHI-t, për shkak të lidhjeve që kishte me Armand Fangun dhe për këtë ka edhe biseda.

Berisha tha edhe se prokurorit Vladimir Mara, i cili kishte në dorë dosjen, i kërkojnë që të zhdukë regjistrimet.

Sasli Berisha: Siç e dini, AKSHI është shpallur botërisht, si sipërmarrja personale e Edi Ramës, bashkëshortes së tij, baxhanakut të tij, Fangu.
Ju e dini se janë publikuar nga mediat, dokumente, regjistrime, biseda e famozit Geron Meçe i cili hiqej si nje padron i AKSHI-t, për shkak të lidhjeve që kishte me Armand Fangun. Pra shkon dhe bisedon Gerondi dhe ky personi tjetër i thotë Geronit që më ndihmo mua të fitoj atë tender atje, sepse ka të dhëna të qarta që ti, e dominon krejtësisht AKSHI-n dhe se ABS që ishte gjoja kompani e Geronit, është kompania e Armandit, e baxhanakut, dhe se gjysma më e mirë e Edi Ramës, Linda, ndërhyn rëndon në tendera. Gerondi i pohon të gjitha këto. Sepse Gerondi që ta dish ti, i kishin futur çimkat në tavolinë. I kanë publikuar mediat këto dhe kanë dalë në artikuj. Tani që Armand Frangu është përmendur për 60 mln euro aty te AKSHI, kjo është gjë shumë e zakonshme, e kam denoncuar atë me dhjetëra herë. Tani doli se një prokuror që e ka emrin Vladimir Mara e kishte dosjen. Tani më thoni se ku janë këto dosje. Kishte dosje ku ishte regjistruar dhe ndërhyrja e Lindës. Tani i kërkojnë Marës, prit kur ta mohojë tani ky, i kërkojnë këtij Marës që të zhdukë regjistrimet. Mara kërkon ti zhdukë, ndërkohë i shkon mesazhi që i thotë; zhduki po deshe, por kopja e tyre ekziston. Dhe u zhbllokua zhdukja. Pra, që ti bëjmë disa sqarime.

Në të gjithë këtë furtunë, një njeri që i dinte të gjitha dhe njifte çdo gjë për këto, çfarë zhvillohej brenda, ishte Shima, Danjeli. Danjeli ishte zv.drejtori dhe nga ana teknike ishte drejtori, sepse ishte njeri i fushës. Ky i dinte të gjitha këto, i vëzhgonte, përpiqej ti parandalonte, por aq fuqi kishte. Tani më thuaj mua pak, ju pyes unë ju? Cili zyrtarë i lartë është kërcënuar personalisht nga Edi Rama? Danjel Shima është ndër më të paktit zyrtarë të lartë që është kërcënuar personalisht nga Edi Rama. Edi Rama nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë këtë. Kur një zyrtar, apo një qytetar akuzohet për një gjë konkrete, detyrimi i tij para publikut është ta përgënjeshtroj. Keni lexuar ndonjë deklaratë të Ramës që ta përgënjeshtroj? Unë nuk kam lexuar asnjë. Ky u kërcënua nga Edi Rama dhe po të garantoj, që të themi një gjë. Arben Ahmetaj ka mbi 1 vit që e ka bërë deklaratën për Shimën. Së dyti, erdhi këtu ndrikulla Karçanaj, Mirlinda. Pas disa orësh në Skap, mesa duket dikush i paraqiti asaj dëshminë e Danjelit. Dhe nga këtu, drejt e në zyrë shkarkon Danjelin, sikur ai të mos ishte zv/drejtori i përgjithshëm dhe nuk mundej kurrë ta shkarkonte në atë mënyrë. E shkarkoi. Po pse e shkarkoi? Se Danjeli dinte gjithçka për sipërmarrjen private të AKSHI-t të Edi Ramës.

Tani vijmë tek momenti tjetër. Danjeli në rrugë, i bën mesazh partneres ose nënës, nuk e di mirë. I thotë po më arrestojnë. Kush të arreston? Të arreston vetëm policia në një vend, në rrugë, askush tjetër. Tani njerëz me uniformë e kapën. Thuhet se, këta me uniformë e futën në makinë e nisën. Tani këtu e ke një të drejtë, dhe unë e kam lënë me mëdyshje. Sepse e nisën drejt Qytetit Studenti ku shkon në Surrel. Shkon në Surrel. Nga QS shkon për 5 minuta në tunelet e Surrelit. Pastaj thanë e kthyen për Elbasan. E ndoqën me kamera gjer këtu e gjer atje, dokrra. Si përfundim, Danjeli ka dy javë që asnjë gazetar, asnjë zyrtar, asnjë njeri nuk i ka shkuar në shtëpi për të parë se çfarë pësoi ky njeri, si ishte ky. Po sa për u zemërova me partneren, i thonë të tjerët. Ato si beson kush kurrë. Përveç kësaj, qytetari dixhital thotë se, 1 muaj përpara Danjelin e quan tek Troplinët, por ata për disa ndikime shoqërore, nuk e di pse, i dhanë ultimatumin por nuk e torturuan. Por i thanë se, por çele gojën ke këtë e atë, por Danjeli e çeli gojën dhe u dërgua atje, sipas qytetarit digjital 4 orë me shkopinj bejsbolli e torturuan dhe mezi ka mbërritur në shtëpi.

Ky variant është deklaruar dhe nuk ka asnjë kundërshtim për të, asnjë reagim. Nuk ka pse, nuk mund të reagojë Edi Rama, sepse Edi Rama e ka kërcënuar atë. Dhe nuk reagon dot prokuroria. Mbajmë një shënim thotë. Nuk reagon dot policia, se segmente të saj mund të kenë ditur, nuk mund të them se, e ka organizuar, por Ardi Veliu është i aftë të organizojë çdo lloj akti sepse i përket falangave të ish-policisë sekrete të Enver Hoxhës i stërvitur për krime më të shëmtuara, edhe ky Proda.

Etiketa: AKSHIberishaSali Berisha

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
Po transportonin kanabis për ta shitur në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

Po transportonin kanabis për ta shitur në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com