GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Mafia ka zbritur Belindën në Konispol me valixhe parash

19:18 - 08/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lehtëson trafikun”, hapet për qarkullim porta hyrëse lindore e kryeqytetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Belinda Ballukun se ka zbritur nga Peshkopia, ku është e deleguar e Ramës, në Konispol me valixhe parash me vete.

Sipas Berishës, Belinda ka zbritur në cepin më jugor të Shqipërisë, me porosi të mafias.

Deklaratat kreu i PD-së, i bëri gjatë takimit elektoral në Sarandë, bashkë me kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkitë e këtij qarku.

“Miqtë e mi, mafia është forma më e egër e krimit, forma më e pashpirtë, ndaj dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka. Shikoni se çfarë bën mafia, zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia ku e ka dërguar, në Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para, po, ju them unë ju. Sepse në Ballkan, pas Edi Ramës, ajo është hajdutja e dytë më e madhe. Po pse e them këtë, sepse ajo zbraz digat, pasurinë tuaj publike gjithë verën, në një kohë kur ligji nuk e lejon zbrazjen. E shet energjinë me 20-30 euro tek sekserëve të saj dhe ata po këtë energji e rishesin në bursë me 150-180 euro dhe këto i fut ndrikulla në xhep, i vjedh dhe inkason. Kush mund të dyshojë për këtë ju the se, 3 javë më parë inauguruan bursën me ndërhyrje të fortë ndërkombëtare sepse u bë e qartë çfarë vjedhje e tmerrshme bëhej me energjinë”, tha Berisha.

“Doli e na tha se tani s’ka më, tani energjia do të shitet në bursë. Ku u shit energjia dy javë më parë, përsëri siç e shiste më parë, përsëri me sekserë, përsëri jashtë burse dhe me ato para është turrur drejt Konispolit. U bëj thirrje demokratëve të Konispolit, të ja filmojnë valixhet. Çamëve të Konispolit u them se, ajo duhej të ishte njeriu i fundit që mund të shkelte në Konispol sepse gjyshi i saj ka qenë xhelati i vërtetë i procesit makabër që Enver Hoxha zhvilloi kundër çamëve në Tiranë. Ajo nuk mund të shkonte në Konispol pa kërkuar të falur në emër të gjyshit për krimet e shëmtuara, paditë, spiunimet që gjyshi u bëri djemve të çamërisë që ishin në ushtri”, shtoi ai.

Etiketa: Belinda BallukuFushateKryesore1Sali BerishaZgjedhje

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
“Ai është më i kompletuar”/ Capello zgjedh mes Benzema dhe Haaland

"Ai është më i kompletuar"/ Capello zgjedh mes Benzema dhe Haaland

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com