GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale këtë të Shtunë, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të marrë përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve.

Berisha premtoi përmbysjen e shpërndarjes të të ardhurave kombëtare dhe buxhetit të shtetit.

“Çfarë nënkupton kjo? Do shkojnë drejt qytetarit. Do u japim përgjigje të gjitha këtyre problemeve të trashëguara dhe pastaj do ecim… Përparësi absolute këto dhe të dytat vijnë të tjerat. Përgjigja ndaj pensioneve, minimumi jetik, rroga minimale, pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike, marrin përgjigje 3 muajt e parë. Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, rikthimi i pronës, natyrisht një arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor do jenë përparësitë absolute tonat. Askush të mos mendojë se ora e ndërtimit, ora e zhvillimit do ndalojë. Jo, absolutisht. Përkundrazi. U rikujtoj këtu se ne kemi pasur gjysmën e këtij buxheti që është sot, se ne ua linim bizneseve, kishim taksa të ulëta”, tha Berisha.

“Me atë gjysmë ne kemi dyfishuar rroga dhe pensione. Me atë gjysmë ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar 11 mijë kilometra rrugë. Mbyllni për një moment sytë dhe mendoni sa kanë ndërtuar dhe rindërtuar këta. Kanë ndërtuar 20 kilometra rrugë dhe kanë bërë 35 kronika që është ndërtuar Ura e Limuthit dhe ato me paratë e privatit. Ndërtuan Unazën e Madhe përgjysmë dhe së fundmi Lubi Loti e ndau në 13 lote kilometrat e fundit, që nuk ka ndodhur kurrë në histori. Pra, ne marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve. Të gjendjes ekonomike, biznesit, fermave dhe mbarë Shqipërisë”, shtoi ai.

Ai theksoi se dosjet e qytetarëve në gjykata po rriten nga viti në vit dhe nuk po zvogëlohen.

“Tre vite më parë ishin 136 mijë, sot janë 150 mijë, janë problemi ndër më të mëdhenjtë në historinë e shtetit shqiptar. Sot çdo shqiptar pret të paktën 15 vjet për një proces civil ose paguan qimet e kokës ryshfet për të afruar datën e tij. Sot ryshfeti që i paguhet drejtësisë është minimumi 3-5 herë më i madh sesa paguhej më parë. Kemi deklaruar përparësi absolute është bashkëpunimi ynë dhe përgjigjja ndaj këtij problemi në bashkëpunim me Komisionin e Venecias”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, ata që e rrënuan dhe i lanë shqiptarët pa sistem drejtësie, i lanë pa proces të drejtë ligjor, ata nuk duhet të pranojnë këtë realitet.

“Garantoj shqiptarët se kjo është një përparësi absolute e jona dhe po me institucionet më të mira ndërkombëtare do t’i japim përgjigjen më të mirë. Situata është emergjente, do marrë përgjigje emergjente. Ne po punojmë me ekspertët më të mëdhenj në Europë, po përgatitemi që pas ardhjes në pushtet, pa humbur kohë, të kalohet në veprim”.

Gjithashtu, Berisha tha se do të rishikohet mosha e pensionit. “Gjatë këtyre kohëve kam lexuar një material interesant. Në këtë material lexoj se pensioni në SHBA, që është 67 vjeç, shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç. Nuk vazhdojnë më tutje. Dhe unë garantoj se do ta rishikoj këtë moshë. Këta që e rritën këtë moshë, u ngutën. Unë premtoj rishikimin e saj”, tha ai.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Jannik Sinner triumfon në Australian Open, mbron titullin dhe konfirmohet numri 1 në botë

Tenis, Jannik Sinner pezullohet me 3 muaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com