GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha mbledh kryesinë: Beteja në Kuvend të pasohet nga ajo qytetare

14:05 - 14/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha mbledh kryesinë: Beteja në Kuvend të pasohet nga ajo qytetare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha nënvizoi gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD se është emergjente që kjo mosbindje në parlament të shoqërohet tashmë nga mosbindja qytetare, të pasohet nga mosbindje e fuqishme qytetare.

“Ne nuk duhet të mendojmë se do vijë kush të zgjidhë problemet tona, – theksoi ai. –  E rëndësishme është që mesazhi ynë është dëgjuar fuqishëm. Nuk ka mbetur ky mesazh një klithmë e vetmuar në shkretëtirë.

Falë qëndresës dhe akteve të grupit parlamentar të PD, e vërteta është se Brukseli, Këshilli i Ministrave të BE, nxori si karton të parë të kuq, qëndrimet e Edi Ramës ndaj parlamentit, të përmbledhura në numrin 1, kërkesën për dialog konstruktiv. Por ai ka zgjedhur rrugën tjetër.

Pra, nuk ka asgjë më të rëndësishme në deklaratë sesa pika e parë. Pika e parë e asaj deklarate është se për të hapur negociatat, Shqipëria duhet të ketë atë që Edi Rama po e mbyt.

Natyrisht me qartësi të kristaltë e ka shprehur në një hark kohor 1-mujor qëndrimin e vet, Komisioni Europian, qoftë me raportin për Shqipërinë, qoftë me deklaratën direkt të zyrës së zotit Borrel për zhvillimet në parlamentin shqiptar. Por është emergjente që kjo mosbindje në parlament të shoqërohet tashmë nga mosbindja qytetare, të pasohet nga mosbindje e fuqishme qytetare.

Nuk ka integrim me Edi Ramën. Lexoni shtatë pikat. Asnjëra nuk mund të realizohet nga ai. As më e thjeshta që është censusi!

Rrëmbehen gazetarë në një kohë kur liria e medias është çështje kryesore në deklaratë.

Nuk ka shpresa, kjo e bën përgjegjësinë tonë edhe më të madhe.

Kjo kërkon që opozita, PD, të ndërmarrë çdo veprim, çdo akt për zbatimin e rezolutës së miruar nga Kuvendi Kombëtar i fundit i saj.

Çështje tjetër që kemi të rendit të ditës, kemi situatën për organizimin e zgjedhjeve në disa degë, në të cilat kryetarët dhanë dorëheqjen sepse kandiduan dhe faktikisht tani janë me kryetarë të pazgjedhur.

 

Mendoj se kjo situatë në këto degë duhet të marrë fund. Duhet të drejtohen nga kryetarë me votën e anëtarësisë siç e kemi në statut.

Ky proces duhet të kompletohet në kohën më të mirë të mundshme, më të shpejtë të mundshme dhe është një proces i domosdoshëm.

Nuk kemi pse e shtyjmë, ta zvarrisim, mund të ishte kryer më shpejt, po tani janë një seri degësh për të cilat do vendosim për to”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaBetejeKryesi

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Loina Prifti i bie me top, denoncohet tenderi 1 MLN € për internetin

Loina Prifti i bie me top, denoncohet tenderi 1 MLN € për internetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com