GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Me dorë të hekurt do të ndalen paratë e drogës në ekonomi

22:26 - 05/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha udhëton drejt Spanjës për të marrë pjesë në kongresin e PPE, i ftuar të mbajë një fjalim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ekonomia shqiptare është thellësisht e dëmtuar nga paratë e drogës, të cilat, sipas tij, kanë mbushur sektorin e ndërtimit dhe kanë ndikuar negativisht në prodhimin industrial dhe eksportet.

“Narkoeuro është një dramë e tmerrshme për ne. Ka vrarë me mijëra vende pune,” u shpreh Berisha në një deklaratë publike, duke theksuar se eksportet nga Shqipëria janë ulur me 32% nga viti 2023 në 2024.

Ai shtoi se për tre vite radhazi prodhimi industrial është në rënie dhe akuzoi paratë e drogës për deformimin e strukturës së ekonomisë: “80% e parave që ushqejnë ekonominë vijnë nga droga, e vërtetuar kjo. Ato investohen në beton dhe ndërtim, por kjo para toksike mjeron shumicën e popullatës”.

Berisha kritikoi politikat aktuale që, sipas tij, kanë penalizuar sektorin e eksporteve dhe të industrisë fason. Ai përmendi një rast konkret të një uzine elektronike moderne që është lënë në hije, ndërsa ndërtimit i është dhënë prioritet përmes rritjes së kërkesës për leje dhe fitimeve të lidhura me kapitalin e paligjshëm.

“Fasonëve u tha se janë për botën e tretë. Si mund të jetë kështu kur ata kanë uzina moderne dhe punë të mirëpaguar?” shtoi ai. Ai gjithashtu kritikoi rritjen e taksës së ndërtimit, duke paralajmëruar se kjo barrë do të përfundojë mbi qytetarët.

Në përmbyllje, Berisha u zotua se me një qeverisje të tij, financat nga droga do të ndërpriten në mënyrë drastike: “Me dorë të hekurt do i presim paratë e drogës. Kur e kam bërë këtë më parë, rritja ekonomike shkoi në 7 dhe 8%. Kjo do të ndodhë përsëri.”

Etiketa: berishadeklarateKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro
Breaking Views

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26
Para
Berisha me biznesin fason: Do kompensojmë çdo humbje nga rënia e euros, çmimi i energjisë ulet nga 18 në 6 lekë

Ndërtimin i rrugëve, Berisha: Mund të jenë vjedhur deri në 90% të fondeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26

Një shtetas afrikan, emigrant që punon në Shkodër, dyshohet se është plagosur gjatë orarit të punës në një fabrikë. Ai...

Lexo më shumë
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com