GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha me kandidatët fitues nga Primaret: Gara s’ishte e përsosur

13:36 - 15/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha me kandidatët fitues nga Primaret: Gara s’ishte e përsosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte një takim me fituesit e primareve të PD për zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha vlerësoi procesin e zgjedhjes së tyre, si një ngjarje dhe zhvillim shumë të rëndësishëm në rrugën e konsolidimit të vlerave dhe demokracisë, ndërsa pranoi se procesi nuk ishte i përsosur.

Berisha shtoi se nuk ka parti më të hapur dhe më demokratike se ajo që përveç anëtarëve fton të votojnë edhe simpatizantët e saj.

“Për këtë sallë, për këtë seli, për PD, kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Kurrë ndonjëherë më parë këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit. Një trupë që ka marrë vota nga anëtarësia dhe simpatizantë të PD më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne.

Është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe demokracisë. Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj. Keni dëshmuar në tërësi integritet dhe me garën që keni bërë keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD dhe në Shqipëri në tërësi. Nuk ka parti më të hapur se partinë që bazohet në garën, konkurrencën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj. Nuk ka parti më të hapur se partia që vendos votën e lirë në themel të zgjedhjes së qeveritarëve të saj vendor, qendror dhe drejtuesve të saj.

Nuk ka parti më të hapur në mënyrë më demokratike se një parti që përveç anëtarëve të vet, fton të votojnë edhe simpatizantë të saj. Pranon jo vetëm personalitete politike të vetat por edhe prurje të shquara nga shoqëria civile dhe bota akademike. Të gjitha këto kanë ndodhur në këtë garë, nuk them se kjo garë ishte e përsosur. Këto janë risi të pamohueshme të saj dhe secili ka kontributin dhe investimin në këtë realitet të ri të krijuar në PD dhe Shqipëri”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1primareSelia

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
“Dëshmuat integritet”, fjalimi i Berishës përlot Belind Këlliçin

“Dëshmuat integritet”, fjalimi i Berishës përlot Belind Këlliçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë...

Lexo më shumë
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com