GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Në 14 maj kishte farsë, Këlliçi fitoi edhe në zonën e Bllokut

21:52 - 01/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Në 14 maj kishte farsë, Këlliçi fitoi edhe në zonën e Bllokut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama bëri gjithçka që të blinte dhe manipulonte votën.

I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, ai u shpreh se arsyet se përse mori pjesë në një palë zgjedhje që e dinte që do të kishte të tilla akte, ishte sepse nuk dëshironte të binte pre e kurthit të ngritur nga Rama, me shtyrjen e vendimit të gjykatës, marrjen e vulës dhe mos regjistrimin e kreut të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai shtoi se bënte fushatë kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD, dhe një gjë të tillë sipas tij nuk mund ta pranonte.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Berisha: Në 98 qendra brenda unazës së verdhë të Tiranës, është fitues Belind Këlliçi. Edhe aty ku quhet Bllok Këlliçi ka fituar

Rakipllari: Diferenca është 60 mijë vota

Berisha: Ne do i shkojmë deri në fund e do merret vesh shumë mirë si është e vërteta e këtij votimi. procesi zgjedhor është themelor në një sistem demokratik, zhvillohet mbi bazën e një ligji. Për herë të parë në historinë e vendit u asgjësua sepse u shpall nga Rama kinezëri. Pra zgjedhje nuk ka , ka farsë. Që të kemi zgjedhje duhet të zbatohet fryma e ligjit me përpikmëri.

Rakipllari: Nuk e dimë ne se çfarë zgjedhje bën Rama? Ne e dimë këtë histori. Nuk dimë rastet e 2017?

Berisha: Nuk janë zgjedhje pra.

Rakipllari: Ku shkon opozita pra?

Berisha: Ku shkon shoqëria? Nëse ka një gjë që shkatërron një komb është shkatërrimi i votës së lirë e opozitës.

Rakipllari: Nuk shihni asgjë nga vetja jua? Të gjithë fajet i shihni tek kundërshtari?

Berisha: Për shkak të shpalljes kinezëri 628 mijë zarfe shpërndahen me vendim qeverie, zgjedhje nuk ka. Nëse shpërndan rrit rrogat në mes të fushatës, zgjedhje nuk ka. Rama në 2021 shpërndau me faturë Thesari në Durrës, Tiranës, Lezhë e Laç, 93 mln euro vetëm në prill. Vrau votën, dhe kam shkruar 2 dit pas zgjedhjeve se vota vdiq pa hyrë në kuti.  Ai nuk i fitoi zgjedhjet. Meqë e kaloi atë si pa të keq, tani kaloi me blerje vote të hapur, me zarfet e pensioneve dhe rrogat.  Koalicionit opozitar nuk i regjistroi kryetarin.

Pse hyra në zgjedhje? Shtyu vendimin e gjykatës, mori vulën, nuk regjistroi kryetarin e “BF”, nuk do bija në atë kurth. Do korrigjoja vendimin fatal të 2019. Bëja fushatë për monizmin e Ramës por ai kishte edhe firmën e PD dhe unë nuk do mund ta pranoja kurrë atë.

Së dyti, mora pjesë sepse nëse si forcë politike rri jashtë sistemit, nuk ke të drejtë morale të flasësh.

Etiketa: berishahetimeKryesore1Zgjedhje

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Lika: Uroj Egnatian për kupën, e dimë se si na e morën kampionatin

Lika: Uroj Egnatian për kupën, e dimë se si na e morën kampionatin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com