GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha në Bulqizë: Do miratojmë statusin e minatorit brenda 100 ditëve, rroga minimale 1 mijë euro

14:59 - 05/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në Bulqizë: Do miratojmë statusin e minatorit brenda 100 ditëve, rroga minimale 1 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me minatorët në qytetin  të Bulqizës, deklaroi se qeveria që ai do të drejtojë pas 11 majit do të miratojë statusin e minatorit brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Në fjalën e mbajtur përpara një salle të mbushur me minatorë dhe qytetarë, Berisha u shpreh me tone të forta se shteti shqiptar ka qenë i padrejtë për dekada ndaj minatorëve, duke mos i shpërblyer asnjëherë për sakrificat e mëdha që kanë bërë në shërbim të ekonomisë kombëtare. Ai u zotua se statusi i minatorit do të shoqërohet me një rrogë minimale prej 1 mijë eurosh dhe me pensione më të larta se çdo kategori tjetër në vend.

Lideri i opozitës u shpreh se mbrojtja e shëndetit të minatorëve dhe garantimi i përfitimeve konkrete për komunitetet ku zhvillohen aktivitetet minerare do të jenë prioritet i padiskutueshëm i qeverisë së ardhshme që ai synon të drejtojë. Duke u ndalur te problematikat e rënda që përjetojnë punonjësit e nëntokës, Berisha theksoi se trajtimi mjekësor i minatorëve do të jetë i specializuar dhe i përshtatur me natyrën e veçantë të punës së tyre, ndërsa paralajmëroi se renta minerare do t’i mbetet komunitetit lokal dhe jo qeverisë qendrore.

Kryedemokrati prezantoi gjithashtu edhe nismën e re atë të “Kartës së Konsumatorit”, që do t’u ofrojë minatorëve dhe specialistëve të tjerë ulje të menjëhershme çmimesh për produktet bazë të jetesës.

Në takimin me minatorët dhe banorët e qytetit të Bulqizës, kryetari i Partisë Demokratike u ndal te akuzat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të dështuar politikisht dhe moralisht. Ai deklaroi se përpjekjet e Ramës për të shkatërruar opozitën janë kthyer kundër tij vetë dhe se “gropa që hapi për të tjerët, do të jetë varri i tij politik”.

Gjatë fjalës së tij, lideri i demokratëve Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në 11 maj, pa dallim bindjesh politike, për të sjellë një ndryshim të thellë dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë.

Etiketa: berishaSali Berisha

Lajme të lidhura

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
E dyshimtë, Celibashi anulon tenderin e kutive të votimit, në lojë edhe Sokol Topçiu

E dyshimtë, Celibashi anulon tenderin e kutive të votimit, në lojë edhe Sokol Topçiu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme pranë urës së Peqinit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën....

Lexo më shumë
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com