GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

E dyshimtë, Celibashi anulon tenderin e kutive të votimit, në lojë edhe Sokol Topçiu

15:05 - 05/05/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
E dyshimtë, Celibashi anulon tenderin e kutive të votimit, në lojë edhe Sokol Topçiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KQZ anulon tenderin për blerjen e kutive të votimit për emigrantët, pas një procedure të dyshimtë ku merrte pjesë biznesmeni Sokol Topçiu i përfolur për korrupsion.

Ndërkohë që procesi i votimit të emigrantëve është në përfundim, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar të anulohet tenderi i blerjes së kutive. Veprimi i dyshimtë nuk lidhet me mbarëvajtjen e procesit, pasi KQZ me sa duket i ka gjendje materialet e nevojshme. Nga ana tjetër dyshohet se tenderi u anulua për shkak të pazarit me njërën nga kompanitë e interesuara.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje kuti për materialet zgjedhore dhe kuti votimi” me fond limit: 19,260,000 lekë pa TVSH, ose e konvertuar  monedhën euro në vlerën 193 587.3 euro.

Arsyeja e anulimit e deklaruar zyrtarisht nga komisioni i tenderit është “për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aftësia

“Vendimi për anulimin e procedurës u mor për shkak të ndryshimit të nevojës kutitë e votimit për zgjedhësit nga jashtë vendit. Ndryshoi sasia e kutive”, njoftohet nga KQZ pa specifikuar, nëse u shtua kjo shifër i rrit apo u zvogëlua.

Si ndryshoi sasia e kërkuar e kutive të votimit?

Sipas dokumenteve të tenderit, në grafikun e lëvrimit jepeshin të detajuara afatet e lëvrimit për artikujt “Kutia e materialeve zgjedhore” 3 000 copë dhe “Kutia e votimit 250 copë. Për dorëzimin ishte përcaktuar data 31 mars 2025. Dikush duhet t’i kishte gjendje këto kuti, përndryshe koha e nevojshme për prodhim të kompanive të ndryshme varion nga 2-4 javë, dhe ndërkohë duhet shtuar dhe një afat 1 javor për transportin nga prodhuesi në Shqipëri. Rrjedhimisht ishte fiktiv afati i dorëzimi më 31 mars 2025.

Loja e Sokol Topçiut në KPP

Tenderi i blerjes së këtyre kutive u njoftua më 18 shkurt 2025. Çfarë deri në ditën që u anulua tenderi? Tenderi i dyshimtë kishte si operator të favorizuar Sokol Topçiun, oligarkun e tenderave të Shëndetësisë, i cili kërkoi me një ankesë në KPP të modikoheshin kërkesat e tenderit të KQZ-së.

Në datën 20 shkurt 2025 është publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike procedura e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, me objekt “Blerje kuti për materialet zgjedhore dhe kuti votimi për zgjedhësit nga jashtë vendit me fond limit 19.260.000,00 Lekë pa TVSH. Nëse llogarisim edhe TVSH, atëherë vlera e kontratës pritet të arrijë në afro 250 milionë lekë.

Ankesa është bërë nga firma “Farma Net Albania” e Sokol Topçiut. Ndër të tjera Topçiu kërkonte të rishikohej afati për dorëzim i materialeve.

Paralelisht, me këtë tender, Sokol Topçiu garon edhe për prokurimin e KQZ-së me objekt “Blerje vula-kode dhe etiketa sigurie për zgjedhje për në Kuvend 2025”, me fond limit 67,003,500.00 lekë pa TVSH. Edhe ky u bblokua nga KPP për ca modifikime!

Pse u vonua tenderi?

Kjo emergjencë është krijuar nga vetë KQZ, sepse buxheti për këtë qëllim ka kohë që është vënë në dispozicion. Në ndryshimet për buxhetin 2024, një nga pikat kryesore ishte dhënia e 250 milionë lekëve për procesin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e 2025-s.

Në aktin normativ të buxhetit të shtetit, thuhet se “propozimet sa i takon zërave të shpenzimeve buxhetore, ndër të tjera, konsistojnë në financimin shtesë, në masën 250 milionë lekë për vitin 2024, për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

Kjo, “me qëllim avancimin në vitin 2024 të procedurave të prokurimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe garantimin e implementimit në kohë të sistemit”.

Por siç duket, Celibashit i intereson urgjenca me vendimet e minutave të fundit, që të bëhet mjegull mbi tenderin që e ka hartuar sipas dëshirave të dikujt.

Ndërkohë që KPP “diskutonte” tenderin, kanë mbërritur në ambientet e Parkut Olimpik, në sallën sportive “Fetih Borova”, fletët e votimit dhe zarfet e prodhuara në Slloveni, për të gjithë votuesit nga jashtë, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kutitë me materialet zgjedhore do të qëndrojnë në këtë sallë dhe më pas do të nisë procesi i mbushjes së zarfeve me fletët e votimit, por dhe udhëzuesin e hartuar nga KQZ-ja për mënyrën sesi votohet. I gjithë procesi do të jetë i monitoruar nga kamerat dhe do të transmetohet live në faqen e KQZ.

Roli i Jonaid Myzyrit në tenderin e kutive

KPP e drejtuar nga Joanid Myzyri mori dy vendime bë favor të Sokol Topçiut duke e lehtësuar vendimmarrjen e Ilrjan Celibashit në raport me mikun e vjetër të tenderave të KQZ.

Më 10 mars 2025, KPP vendosi të pranojë ankesën e operatorit ekonomik “FARMA NET ALBANIA” SHPK për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje kuti për materialet zgjedhore dhe kuti votimi”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u urdhërua të kryejë modifikimet dhe sqarimet përkatëse të dokumenteve të tenderit sipas konstatimeve të Komisionit të Prokurimit Publik. Pra, tenderi do të rregullohej sipas dëshirës së Topçiut.

Në datën 25 mars 2025, vendimi i dytë i KPP konstaton se Celibashi i ka kryer detyrat e lëna nga Myzyri. Me këtë rast lejohej KQZ të vazhdonte procedurat e tenderit.

Për çudi, planet për blerjen e kutive qenkan ndryshuar në mes të procesit dhe mësojmë se tenderi është anuluar! Nuk mund ta dimë përse është prishur marrëveshja (pazari) por është e sigurt se tenderi nuk ka asnjë lidhje me nevojën e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Topçiu klient i vjetër i Celibashit

Në 2021, ky institucion ka organizuar një tender me numër reference REF-83999-01-13-2021 që ka si objekt “Blerje bojë timbruese për zgjedhësit”. Bëhet fjalë për markerat “election pen”, të cilët shërbejnë për ngjyrosjen me bojë të gishtave të zgjedhësve gjatë procesit të votimit.

Në tender janë kërkuar 12.000 markera (election pen) ku një marker duhet të timbrojë minimalisht 500 zgjedhës. Me një llogari të thjeshtë shikohet se do të blihet një sasi markerash për 6 milionë votues, në një kohë kur popullsia aktuale e Shqipërisë duke futur të gjithë qytetarët, pra dhe ata pa të drejtë vote, është më pak se 3 milionë banorë. Një rast ky tepër i dyshimtë në lidhje me abuzimet në tender.

Në vitin 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli fituese kompaninë e Sokol Topçiut duke i besuar vulat e sigurisë së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, duke i dhënë 720 milionë lekë. Tenderi u shpall në 25 shkurt dhe u mbyll në 1 mars, ndërsa dy ditë më pas u vendos fituesi.

Topçiu, i arrestuar për kontrabandë ilaçesh

Sokol Topçiu, një nga përfituesit e parave publike në Shëndetësi, u arrestua me urdhër të Prokurorisë në tetor të vitit 2021, si pjesë e një grupi të organizuar me natyrë kriminale, i cili kishte ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID.

Më pas gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Vetëm disa ditë para të se të arrestohej, Topçiu ka marrë nga ministrja Ogerta Manastirliu një tender me vlerë rreth 2 milionë USD, për furnizim me materiale mbrojtëse anti-Covid.

Pasi Rama zëvendësoi në atë kohë Ilir Beqjan me Ogerta Manastituliun, Sokol Topçiu u kthye në një nga përfituesit kryesor të parave në Shëndetësi.

Frut i lidhjes së biznesmenit me ministren solli rreth 200 tendera të dyshimtë nga Manastirliu dhe njerëzit e saj, ndërkohë që po zbatonte një skemë të shitjes së ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë.

Pikërisht këtë personazh ka gjetur Ilirjan Celibashi për të bërë pazare me tenderat e KQZ-së.

Një kompani farmaceotike, e skeduar për kontrabandë, klientelizëm dhe mashtrim, befas bëhet kliente e KQZ-së për materialet zgjedhore, duke ofruar produkte të skaduara.

Krahas hetimit të Prokurorisë së Tiranës për kontrabandë ilaçesh, ‘Farma Net Albania’ është hetuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, gjatë vitit 2021, për pazare dhe marrëveshje të ndaluara me oligarkët e tjetër të shëndetësisë, me qëllim për të fiksuar çmimet për barnat dhe produktet paramjekësore.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Ilirjan Celibashikutite e votimitSokol Topciutender

Lajme të lidhura

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re
Breaking Views

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

14:09 - 14/05/25
Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

Celibashi firmos 1,3 miliard lekë për “Smartmatic”, kontratë sekrete për zgjedhjet e 11 majit

13:48 - 13/05/25
Raporti i OSBE/ODIHR: Shqetësuese është se 58 përqind nuk votuan, nuk ka besim
Breaking Views

Raporti i OSBE/ODIHR: Shqetësuese është se 58 përqind nuk votuan, nuk ka besim

16:41 - 12/05/25
Para
Kurti i dërgoi letër kryetarit të LDK për koalicion, Abdixhiku: Do e lexoj dhe më pas do i kthej përgjigje

Kurti i dërgoi letër kryetarit të LDK për koalicion, Abdixhiku: Do e lexoj dhe më pas do i kthej përgjigje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grumbulluesit s’do të kenë monopolin mbi çmimet!” Berisha në Dimal: Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj
Politikë

Sali Berisha shpall betejën e radhës: Mbrojtja e votës, dokumentojmë të gjithë aktivitetin kriminal

23:29 - 14/05/25

Për Sali Berishën tashmë ka vetëm një detyrë madhore: mbrojtja e votës. Kjo duke paraqitur çdo gjë me prova dhe...

Lexo më shumë
A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem…

“Nuk pranojmë mandat mbi krimin”/ Berisha: Më 16 maj i tregojmë liderve evropianë

23:00 - 14/05/25
Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

22:40 - 14/05/25
“Shëndetësia si e viteve 60″/ Berisha: Do dyfishojmë pagat e mjekëve, lista e barnave si e Italisë

Berisha: 11 maji, grabitja më e madhe e votës në 33 vite pluralizëm

22:11 - 14/05/25
“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

22:00 - 14/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com