GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha në Mat: Edi Rama gjuhë halabaku, s’ia mban të përballet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në Mat: Edi Rama gjuhë halabaku, s’ia mban të përballet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar kandidatët e koalicionit “ Bashkë Fitojmë” në Mat dhe Klos.

Berisha iu tha qytetarëve se Edi Rama është ai që është pasuruar tej mase në pushtet. Po ashtu, Berisha shtoi se Rama jep tendera milionëshe për njerëzit e afërt. Sali Berisha sfidoi Ramën, teksa u shpreh se kurrë në tetë vjet qeverisje të PD nuk ka firmosur tendera për fëmijët e tij apo familjarët.

Berisha: Skënder Gjuci dhe Bedi Hoxha, dy qeveritarë vendorë të sprovuar, të cilët u kanë shërbyer ju me përkushtim dhe të cilët sot këtu dhe kudo që të doni ju, janë të gatshëm të ballafaqohen me kundërshtarët e tyre.

I them Edi Ramës që kalon nga takimi në takim me një fjalor të padenjë, një fjalor tipik për halabakët i them hajde këtu në Mat, ja ku janë këta qytetarë, dil këtu me Sali Berishën dhe tu faktojmë pak këtyre qytetarëve se nuk po hyjmë në ato që kemi realizuar anëtarësimin në NATO, apo etj., etj., jo, tu faktojmë këtyre qytetarëve se kush e ka përdorur pushtetin për tu pasuruar vetë dhe kush ka menduar për qytetarët. Kaq.

Cili nga ne të dy ka përdorur pushtetin për pasurimin e tij, nuk vjen dot, nuk ja mban, nuk del dot. Po pse nuk del. Edhe unë kam familjarë edhe ai ka familjarë.

Dallimi është si nata me ditën se unë mund ti numëroj atij, këtu para jush me dhjetëra me qindra tendera të fituara në mënyrën më antiligjore, më të padrejtë nga familjarët e tij, nga baxhanaku i tij, nga thjeshtra e tij, në kundërshtim me ligjet, në kundërshtim me ligjin e interesit, për të cilat ai do të shkojë atje ku e ka vendin.

Edhe unë kam qeverisur  8 vite. Le të gjejë një tender që kanë fituar fëmijët, apo njerëzit e mi. Zero, zero, zero.

Unë të them hajde këtu tu tregojmë këtyre burrave dhe grave se çfarë ke firmosur tip, paf, paf, paf, e fap, fap, fap. Se si ke firmosur ti për të vjedhur vetëm me djegësat e Fierit, Tiranës që nuk ekzistojnë kërkund, 420 mln euro.

Kurse unë kam firmosur mbi 7 mijë vendime qeverie dhe vendime të kryeministrit, asnjë prej tyre paf, paf, paf, e fap, fap, fap, por e kam firmosur, kam firmosur duke menduar 7 herë e firmosur një herë. Prandaj ti nuk vjen këtu, nuk del as në studio televizive dhe prandaj kalon shesh më shesh me gjuhën prej halabaku.

Etiketa: berishaKryesore1MatRama

Lajme të lidhura

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Para
OKB: Çmimet e ushqimeve rriten për herë të parë pas një viti

OKB: Çmimet e ushqimeve rriten për herë të parë pas një viti

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com