GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha në Memaliaj: Kandidatin e Ramës s’e votojnë as socialistët

18:13 - 20/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmërimi i Berishës: Ramën e pret fati i mikut McGonigal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal në Memaliaj në vijim të turit elektoral për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Albert Malaj.

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi kandidatët e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” të dalë nga vota e primareve, si figura të shquara dhe përfaqësues dinjitozë të qytetarëve.

Ndërsa kandidatët e mazhorancës i quajti kandidatë të bodrumit të Edi Ramës të cilët nuk i votojnë as socialistët.

“Unë u them ju se në gjithë karrierën time politike, nuk jam ngjitur ndonjëherë tjetër më krenarë para jush se sa sot, që unë paraqes kandidatin për qytetar të parë të Memaliajt, Albert Malaj. Alberti është një nga bijtë më të shquar, më të sprovuar, më të formuar, një nga përfaqësuesit më dinjitozë jo vetëm të Memaliajt, por edhe të Tepelenës, jugut dhe mbarë Shqipërisë. Alberti është kandidati i atdheut.

Pasi ai, i vendosur me të gjithë virtytet e tij i ka shërbyer flamurit kombëtar në zonat më të vështira të globit dhe kthehet këtu për të marrë përgjegjësi të mëdha. Alberti është njeri i përgjegjësive të mëdha. E dëgjova me kënaqësi, me interesim më të madh programin e tij, dhe mund të them se është një program i rimëkëmbjes së vërtetë, i transformimit të vërtetë dhe ndryshimit të madh të Memaliajt. 

Alberti do të jetë një shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve të kësaj bashkie, do të jetë një menaxher i talentuar dhe një drejtues i vendosur dhe me vizion. Programi që Alberti paraqiti këtu ishte sa konkret aq edhe vizionar, programi i një lideri të vërtetë që kërkon të transformojë Memaliajn, ndaj dhe Alberti na nderon secilin prej nesh sot.

Na nderon se është kandidati juaj, i votës tuaj, besimit tuaj, vullnetit tuaj dhe ju garantoj se ky standard që vendosëm është njëri nga standardet më të mira që ekziston në botë dhe ne jemi të vendosur ta zhvillojmë dhe konsolidojmë më shumë atë. Krahasoni ju Albertin me kandidatin e bodrumit të Edi Ramës, i cili vetëm me qytetarët nuk komunikon, për të cilin nuk ka votuar qoftë edhe një socialist i vetëm në Memaliaj, për të cilin nuk është pyetur asnjë qytetar. 

Po kush e emëroi atë? E emëroi xhepi, vjedh para te qytetarët e ço para të shefi i tij, Edi Rama dhe fito kandidimin. Si ka mundësi të emërohet ai, si ka mundësi më thoni ju mua. As dega e PS-së nuk e voton. As socilistët nuk pyeten për të. Këta janë një sekt i rrezikshëm, i shkëputur tërësisht nga qytetarët, qoftë dhe socialistë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Edi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

Përplasje tek Parlamenti, hidhen dhjetëra molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Breaking Views

Përplasje tek Parlamenti, hidhen dhjetëra molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

19:50 - 10/02/26
Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie
Breaking Views

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie

19:27 - 10/02/26
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë
Breaking Views

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

19:21 - 10/02/26
Para
Fiorentina – Poznan, publikohen formacionet zyrtare

Fiorentina – Poznan, publikohen formacionet zyrtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje tek Parlamenti, hidhen dhjetëra molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Breaking Views

Përplasje tek Parlamenti, hidhen dhjetëra molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

19:50 - 10/02/26

Tensionet janë përshkallëzuar para ambienteve të Parlamentit. Pasi protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt policisë, forcat e rendit...

Lexo më shumë
Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie

19:27 - 10/02/26
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

19:21 - 10/02/26
Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

Berisha në protestë: Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

18:47 - 10/02/26
Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

18:05 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com