GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Nëse Skap ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, t’i vinte prangat dje në shesh Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Nëse Skap ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, t’i vinte prangat dje në shesh Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, është pyetur në lidhje me TaskForcën e ngritur nga SPAK për të hetuar krimet zgjedhore dhe deklaratën e Ramës, e cila e konsideroi “lajthitje” survejimin e partive në terren.

Berisha u shpreh me rezerva, teksa tha se nëse SPAK do të hetonte vërtet krimet zgjedhore, duhej ta arrestonte në shesh ditën e djeshme Edi Ramën në mitingun që bëri me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

“Pika e parë, në qoftë se vërtet Skap e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë. Unë nuk mund të besoj në shpallje të një organi që fle mbi dosje të tmerrshme të krimit elektoral, evidente, zyrtare, të mbledhura në përputhje me procedurën ligjore provat dhe faktet. Por, po qe se Spak pretendon se do ta dënojë, ja ku e ka Edi Ramën, mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur. Përdor administratën në bllok, e nxjerr në shesh se kështu po më sulmojnë familjen, po më sulmojnë gruan, po më sulmojnë Erion Veliajn. I gjithë fjalimi ishte një avokati e dëshpëruar sikur qytetarët shqiptarë kanë halle se çfarë po thonë gazetat, portalet apo kundërshtarët politikë për Edi Ramën dhe familjen e tij. Se ky ishte problemi i qytetarëve… Dhe ky ishte fjalimi se shyqyr që e regjistruan se ishte një sallatë fjalësh pa vlerë. Një njeri i dëshpëruar, një njeri i cili e sheh që toka po shket me shpejtësi nën këmbë. Në fakt ky është termi më i drejtë. Po i shket me shpejtësi toka nën këmbë. Nuk foli një fjalë për Mynihun. Nuk tha një fjalë të vetme. Shkoi në Mynih, do kishte takim, tha. Asnjë takim me dinjitarët e lartë amerikanë. Asnjë ftesë. Asnjë foto. Mirëpo kjo e poshtëroi keq edhe tek të vetët. Se tani kanë filluar edhe të vetët t’i largohen, të tremben prej tij. Plus asnjë fjalë për superskandalin me USAID, në një kohë kur bashkëshortja dhe ish-bashkëshortja janë dy kokat kryesore të skandalit. Po ma përmendin, thotë, po thuaj, trego sa janë marrë. Del Çuçi dhe Delina e thonë se nuk kemi marrë asnjë qindarkë. Po 10 milionë i ke me kontratë. Drejtësi për të gjithë programi, pasuri për elitën e korruptuar të ekstremit të majtë në Shqipëri. Pra, nuk flet për këto. Flet nëse ishte gardëroba kështu, nuk kam përgjegjësi, bën një sallatë fjalësh, se unë kur u ktheva nga Parisi për vakinë e babait, përpiqet të kapë momente emocionale të mbulojë skandalet, vjedhjet e tij. Po çfarë gjynah ka ai, po të ketë gjynah ai, nuk lë të sëmurët të vdesin në spitale. Po të ketë gjynah ai, nuk vdiqën 20 mijë nga Kovidi dhe atë e bën ministre, në vend që ta çojë në burg. E ka një taktikë ai që bën këto për të ngjallur keqardhje.” – deklaroi Sali Berisha.

Etiketa: hetimePrangaRamaSali BerishaSpak

Lajme të lidhura

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Para
“Tapë” në timon, arrestohet polici që shkaktoi aksidentin në Cërrik-Gramsh

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie, të dyshuar për shkelje në tendera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26

Vrasja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Dukagjinit po hetohet nga autoritetet, të cilat kanë përqendruar vëmendjen te një...

Lexo më shumë
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com