GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Nesër i japim përgjigje Ramës për narkoshtetin e tij, asgjë nuk na ndal

20:56 - 05/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ediskobari që flamurin e Skënderbeut e zëvendësoi me atë të karteleve të drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës Sali Berisha ka theksuar se me protestën e nesërme që do të zhvillohet para parlamentit në orën 10:00, qytetarët do i japin përgjigje Edi Ramës për narkoshtetin e tij.

‘Asgjë nuk na ndal dot!’, u shpreh Berisha në tubimin qytetarë që zhvillohet poshtë banesës së tij.

“Një thirrje nga zemra çdo demokrati. Keni duruar 11 vite. Keni denoncuar narkoshtetin, në kohën kur s’e besonte njeri. Keni ruajtur idealet tuaja kur kryetari i vjetër shiti çdo parim te

kundërshtari. Keni mbrojtur të vërtetën, kur ushtarët e Sorosit kërkonin t’u mashtronin dhe t’u caktonin kryetarin.

Por sot gjithë bota iu dha të drejtë. Dy mediat më të vjetra në Europë konfirmuan narkoshtetin.

Prandaj të enjten është obligimi juaj të lini çdo punë, nesër çdo detyrim. Çlirimi i Shqipërisë është misioni i shenjtë.

Nesër ne i japim përgjigje Edi Ramës për narkoshtetin e tij.

Nesër ne i japim përgjigjen Edi Ramës për vjedhjet monstruoze të fondeve dhe pasurive publike.

Nesër ne i japim përgjigjen Edi Ramës për atentatin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, avokatit të të vërtetave që për hir të lirisë po lufton për jetën dhe shëndetin e tij.

Nesër ne i japim përgjigjen Edi Ramës për shpopullimin e Shqipërisë si Çubrilloviçi.

Një thirrje nga zemra çdo të riu. Mos harroni të dashur të rinj se ditët e vetme të lavdishme që ka parë Shqipëria këto 11 vite, kanë qenë ditët e protestës suaj masive. Ato ditë ju ndezët shpresat e mbarë të rinjve të vendit, prindërve tuaj. Ato ditë ju zgjuat kurajën e shqiptarëve.

Shqipëria ju thërret, nesër, në misionin më të lavdishëm të jetës suaj. Secili nga ju ka 1001 arsye për të protestuar.

Bashkohuni te parlamenti, ditën e nesërme, kësaj here jo për t’i bërë kërkesa Edi Ramës. Jo për të negociuar me Edi Ramën.

Por për ta rrëzuar Edi Ramën dhe shkërmoqur narkoshtetin e tij, që ju shkatërroi ëndrrat dhe të ardhmen dhe po shkatërron çdo gjë në këtë tokë.

Dhe së fundmi, një thirrje për socialistët dhe kritikët e Berishës. Mos u bëni bashkëpunëtorë të së keqes me heshtjen tuaj.

Bashkohuni nesër për veten tuaj. Për paratë tuaja. Për të ardhmen tuaj. Për familjet tuaja. Për demokracinë dhe për Shqipërinë.

Asgjë nuk na ndal dot! O sot o kurrë. Dhëmbë për dhëmbë. Kundër narkoshtetit:, u shpreh ai.

Kundër Edi Ramës.

Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Nuk përmbahet ‘vikingu’, Haaland ndëshkon Kosovën me tripletë

Nuk përmbahet ‘vikingu’, Haaland ndëshkon Kosovën me tripletë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com