GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Adriatik Lapaj mendon se rezistenca e tij tre mujore në bulevard ka dhënë një kontribut jo vetëm në riformatimin e qeverisë socialiste 6 muaj pasi u votua në Kuvend, por edhe në shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit dhe të Tiranës në fillim të marsit.

“ Janë 100 ditë të mosdakordësisë publike përballë hajdutërisë. Unë kisha menduar se do qëndroja më pak por do qëndrojmë aq sa ta përballojmë fizikisht ose të realizohet qëllimi për të cilin kemi dalë. Në këtë rrugëtim, kemi arritur disa objektiva. Kush e mendonte që në 8 dhjetor kur e nisëm këtë rrugë gjysma e qeverisë nuk do të ishte pjesë e saj pa filluar punën. A e bëmë ne? Jo vetëm ne, por edhe ne kishim kontributin tonë për të vendosur nën presion makinerinë e hajdutëve. Kush e mendonte se do të shkarkohej drejtori i Policisë së Shtetit dhe i Tiranës?’ tha Lapaj në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report TV

Ndonëse ky shkarkim u bë pas protestës së dhunshme të PD-së dhe sulmeve me molotovë ndaj vilës së Enver Hoxhës, Lapaj mendon se ndikimi i lëvizjes Shqipëria Bëhet ishte i shumëanshëm.

“Gjërat janë të lidhura me njëra tjetrën. Në protestat tona janë 6 shtetas me nënshtetësi të huaj, njëri prej tyre me shtetësi amerikane. Ne e kemi çuar çështjen në AMP  dhe të paktën 20 oficerë policie janë sot në prokurori për shkelje të ligjit. Pra gjërat nuk janë rastësore” tha ai.

Veç kësaj ai tha se pasur edhe propozime nga ‘të dërguarit e Edi Ramës për të marrë 3 poste’ dhe sfidoi kryeministrin ‘të dalë e ta mohojë’.

Sa i përket 6 kallëzimeve për një total prej 14 veprash penale të bëra kundër tij, Lapaj tha se i sheh si dekorata për aktivizmin e tij publik.

“I vetmi rrezik që përbëj unë është rreziku ndaj së keqes dhe hajdutërisë. Ata që përballen dhe nuk nënshtrohen kërcënohen. Procedimi penal është njëri prej tyre. Këto 14 vepra penale janë dekorata për aktivizmin tim public. Janë kallëzime për vepra penale që lidhen me refuzimin tim për t’iu nënshtruar hajdutërisë së Ramës. Ne jemi në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. Përvec meje janë 24 aktivistë të proceduar. Nga ato 6 kallëzime të bëra ndaj meje, prokuroria ka dalë në konkluzionin që mos t’I fillojë ndaj meje, dhe duke I konsideruar veprimet e policisë të paligjshme dhe të pabazuara në Kushtetutë. Jam i bindur që të gjitha procedimet e tyre do të rrëzohen” tha Lapaj

Lapaj tha se nuk është penduar nga dalja në protestë.

“Është një nga aktet politike më të mira që kam bërë në rrugëtimin tim publik. Jam shumë krenar sepse është një akt që dëshmon qytetari dhe qëndresë. Kemi organizuar 5 protesta të mëdha, 90 forume të përditshme dhe riorientuar debatin public në çështje serioze, korrupsioni, mbrojtja e drejtësisë etj” tha ai.

Pas 100 ditëve në bulevard, pyetja më e natyrshme është çfarë do të ndodhë më pas me protestën e tij.

“ Unë e kam thënë me modesti që ‘do qëndrojmë derisa shumica të ndërgjegjësohet e të mbushë sheshet e qeveria të detyrohet të japë dorëheqjen’. Ne nuk jemi aty për të bërë grusht shteti. Jemi aty për të imponuar një dorëheqje politike. Nuk jemi aty që të ikë Edi Rama e të shkojë Adriatiku në zyrë. Jemi aty për të kërkuar një qeveri tranzitore me mandat 12 mujor të përbërë nga intelektualët më të mirë përtej partive politike për të organizuar zgjedhjet e para të lira demokratike. Pra është një kërkesë që lidhet me zgjedhje demokratike, nuk po flasim për një zëvendësim pushteti në mënyrë arbitrare me forcë. Në këtë drejtim, kemi thënë derisa të ndodhë kjo. Nëse nuk ndodh, do të qëndrojmë aq sa ta përballojmë fizikisht” tha ai duke mohuar që kjo do të përbënte një vdekje politike të rezistencës.

Në fund të intervistës, Lapaj paralajmëroi se edhe nëse protesta mbyllet, aksioni i tij politik do të vazhdojë

“Më pas do të vijojmë një aksion tjetër politik që do të jetë më i rëndësishëm dhe më intensiv. Ka dy lloje të të bërit politikë, nga Facebook dhe në terren. Ne kemi zgjedhur këtë të dytën” tha ai. Report TV

Etiketa: adriatik lapajKryesore1

Lajme të lidhura

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës
Aktualitet

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike
Breaking Views

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Para
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Lexo më shumë
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomjojobet