GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga Elbasani: Dash Sula ka ende kohë ta mendojë gabimin

10:52 - 14/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sula: Disa ‘kokrra’ brenda PD që s’kanë vota, duan vend të sigurt për deputet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha zgjodhi t’i urojë shqiptarët Ditës së Verës nga Elbasani ku u shfaq së bashku me kandidatët për deputet të Partisë Demokratike.

“Ju uroj nga zemra këtë festë, më të lashtën dhe më të bukur, festën e ndërrimit të natyrës, festën e shpresës. Dita e verës e gjen Elbasanin, i gjen shqiptarët më optimist dhe më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit”, tha Berisha.

Edhe pse një festë, mesazhet politike nga lideri i opozitës nuk munguan. Berisha u ndal të shpaloste disa nga pikat e programit të PD, që sipas tij do të shërbejnë për të rimëkëmbur ekonominë e familjeve shqiptare.

“Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që më 11 maj të ndahet nga ky regjim që i varfëroi ata deri në palcë. Unë sot nga Elbasani u premtoj shqiptarëve se tre muajt e parë, ajo që e kemi quajtur paketë e dhembshurisë do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme. Do të kenë një minimum jetik prej 200 euro. Nuk do ketë pensionist që do marrë nën 200 euro, pavarësisht sa e ka sot pensionin, pavarësisht nëse ka apo jo pension, pavarësisht nëse e ka të plotë apo të pjesshëm. Do ketë një rritje 20% të pensioneve, do ketë rrogë minimale jo më pak se 500 euro, do këtë rrogë mesatare 1200 euro. Nuk do ndalim vrapin derisa të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon”, tha Berisha.

Kryedmeokrati nuk e kurseu një mesazh për deputetin opozitar të qarkut, Dashnor Sula, i cili mbeti jashtë listave të PD për zgjedhjet e 11 majit.

Sula në limitet e kohës për regjistrimin në KQZ iu bashkua koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet”, si pjesë e listës së hapur të kandidatëve në Elbasan. Më herët, këtë lëvizje të deputetit, Berisha e ka cilësuar të gabuar.

“Dashnor Sula bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe iku në punën e tij, ka kohë ta mendojë”, tha sot kryedemokrati nga Elbasani.

Lideri demokrat bëri thirrje gjithashtu se “asnjë votë nuk duhet të shkojë për patericat e Edi Ramës”.

“Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë. Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto”, deklaroi ai.

Etiketa: Dashnor SulaSali Berisha

Lajme të lidhura

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur
Aktualitet

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26
Para
Moti i keq, pezullohet lundrimi i tragetit të linjës Durrës-Bari

Moti i keq, pezullohet lundrimi i tragetit të linjës Durrës-Bari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi
Sport

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

Rey Manaj nuk humbi kohë dhe u kthye menjëherë në Turqi pas mbylljes së aventurës me skuadrën e Al Sharjah...

Lexo më shumë
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com