GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nga SPAK: Diktaturat nuk rrëzohen me votë, por me revoltë qytetare

10:44 - 16/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga SPAK: Diktaturat nuk rrëzohen me votë, por me revoltë qytetare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes.

Berisha komentoi ndryshimet ligjore të propozuara nga kryeministri Edi Rama mbi imunitetin e ministrave.

Ai e cilësoi këtë si “aktin më kriminal dhe më poshtërues” dhe akuzoi Ramën se kërkon të mbrojë veten dhe ministra të tjerë nga hetimet e SPAK. Ai theksoi se vendimi për pezullim është i ligjshëm dhe mbështetet nga Komisioni i Venecias, dhe paralajmëroi se ky veprim do të ketë pasoja politike dhe do të mbyllë dyert e integrimit të Shqipërisë në BE.

Berisha bëri sërish thirrje për protestën e radhës së opozites më 20 Shkurt.

“Ky është akti më i rëndë, më kriminal, më poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë, që Edi Rama guxon të marrë. Me këtë akt të pashembullt në historinë e botës, Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale, ministrat, qëndrojnë mbi ligjin, qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen. E vërteta e këtij amendamenti që ata paraqesin sot dhe kjo është goditja më e rëndë që i bëjnë shqiptarëve, që i bëjnë shtetit ligjor, është mbrojtja më e fuqishme ndaj sistemit të korrupsionit që kanë vendosur. Qytetarët duhet ta dinë, pas anulimit me ligj të këtij funksioni të prokurorisë speciale, prokurorëve nuk u mbetet gjë tjetër veç imunitetit. Në këtë rast, unë e paralajmëroj atë se do paguajë çmimin më të shtrenjtë dhe se po u fakton shqiptarëve dhe botës se çfarë hajduti i pafytyrë është ky.

Me këtë akt, ai i mbyll duart e integrimit të Shqipërisë në BE dhe krijon edhe njëherë fushën më të madhe të mundshme për vjedhjen, plaçkitjen e tyre dhe është në dorën e tyre që të marrin fatin. Data 20 po vjen. Kryengritja paqësore e opozitës shqiptare ka pasur jehonën më të jashtëzakonshme dhe më dashamirëse në mbarë botën.

Bota e pa, edhe dje, Fox-i kishte një kronikë të zgjeruar për protestën e opozitës. Që të gjitha diktaturat, qofshin totalitare, qofshin autoritare kanë rënë vetëm me protesta.

Kanë rënë diktaturat në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka. Diktaturat nuk rrëzohen me votë, por vetëm me revoltën qytetare.

Në Uashington është takimi i Bordit të Paqes ku Shqipëria është anëtare. Në Uashington shkon Shqipëria. Është njësoj si të thuash pse shkoi në OKB? Kjo është një organizatë si OKB-ja. Kjo nuk e bën më pak hajdut seç është”, tha Berisha.

Etiketa: berishadiktaturerevolte

Lajme të lidhura

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK
Aktualitet

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK

12:15 - 16/02/26
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person
Aktualitet

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së (Emri)

11:54 - 16/02/26
Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban
Aktualitet

Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban

11:18 - 16/02/26
Para
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

Këlliçi-Ramës: 35 vite pas rrëzimit të diktaturës, nuk do të lejojmë Bllok të ri në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK
Aktualitet

Dosja Balluku/ Nga Salillari te Abazi dhe Sako, ja emrat e biznesmenëve që do të thirren në SPAK

12:15 - 16/02/26

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku kanë hyrë në një...

Lexo më shumë
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i Federatës Shqiptare të Futbollit

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i Federatës Shqiptare të Futbollit

12:03 - 16/02/26
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së (Emri)

11:54 - 16/02/26
Armand Duka në Asamblenë e Përgjithshme: Do të kemi rezultate të shkëlqyera vetëm nëse do të jemi bashkë

Armand Duka në Asamblenë e Përgjithshme: Do të kemi rezultate të shkëlqyera vetëm nëse do të jemi bashkë

11:40 - 16/02/26
Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban

Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban

11:18 - 16/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com