GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Nuk ka një vend të dytë në botë që përfiton më shumë nga dekretet e Trump se sa Shqipëria

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Nuk ka një vend të dytë në botë që përfiton më shumë nga dekretet e Trump se sa Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një takimin me të deleguarit e qarkut të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, Shqipëria është një nga vendet që përfiton më shumë nga dekretet e presidentit të Amerikës, Donald Trump. “Në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump, siç do shprehej një kundërshtar i tij, ka bërë sa në një mandat”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.

Gjatë fjalës me të deleguarit e Tiranës, kryedemokrati tha se, me Donald Trump president, nuk do të ketë më drejtësi mostra, apo agresione ndaj opozitave. ‘Me ardhjen e Trump merr fund krijimi i drejtësive monstra dhe agresioni ndaj opozitave konservatore’, tha Berisha.

Lideri i opozitës deklaroi se, në PS ka shpërthyer një luftë çakenjsh mes klaneve të brendshme. Berisha nuk la pa përmendur edhe vizitën e Erion Veliajt në SHBA, gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit, Donald Trump.

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Xhorxh Sorosit që të largojë nga Shqipëria fondacionin e tij, para zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë takimit me të deleguarit e Tiranës për PD, kreu i demokratëve u shpreh se, nëse nuk largohet fondacionin Soros, vendimi i parë pas fitores së PD do të jetë largimi i këtij fondacioni nga Shqipëria.

Duke folur për programin qeverisës të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha u shpreh se, me të ardhur në pushtet, të gjitha rrugët e vendit do të jenë pa pagesë. Gjithashtu ai tha se, energjia elektrike do të shitet me 7 lek kilovati, siç edhe ka qenë më herët nën qeverisjen e Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së vuri theksin te vota e diasporës dhe vendimi skandaloz i mazhorancës socialiste, që mund të votojnë vetëm emigrantët me dokumente shqiptarë dhe jo emigrantët shqiptarë që disponojnë dokumente nga vendet ku jetojnë. ‘I bëj thirrje diasporës të reagojë me protesta të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit’, u shpreh Berisha në fund të fjalës së tij gjatë takimit me të deleguarit e Qarkut Tiranë.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Rama sulmon Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua, por kush e ndjek do të ndëshkohet
Aktualitet

Rama sulmon Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua, por kush e ndjek do të ndëshkohet

11:45 - 21/11/26
Asambleja e Tiranës/ Rama kërcënon të tijët: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS
Aktualitet

Asambleja e Tiranës/ Rama kërcënon të tijët: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS

11:33 - 21/11/26
Tabaku denoncon sistemin e Ramës: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit
Aktualitet

Tabaku kritikon paketën fiskale 2027: Nuk lehtëson familjet, shumica e shqiptarëve do të paguajnë faturën e kripur

11:22 - 21/11/26
Para
Virusi që përgjon pajisjet, ja aplikacionet që e përhapin atë

Virusi që përgjon pajisjet, ja aplikacionet që e përhapin atë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua, por kush e ndjek do të ndëshkohet
Aktualitet

Rama sulmon Veliajn: Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua, por kush e ndjek do të ndëshkohet

11:45 - 21/11/26

Kryeministri Edi Rama ka kaluar në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Erion Veliajt, duke ironizuar mesazhet që kryebashkiaku i pezulluar...

Lexo më shumë
Asambleja e Tiranës/ Rama kërcënon të tijët: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS

Asambleja e Tiranës/ Rama kërcënon të tijët: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS

11:33 - 21/11/26
Tabaku denoncon sistemin e Ramës: Ligje me porosi dhe privilegje për njerëzit pranë pushtetit

Tabaku kritikon paketën fiskale 2027: Nuk lehtëson familjet, shumica e shqiptarëve do të paguajnë faturën e kripur

11:22 - 21/11/26
Takimi i Ramës me studentët? Flet aktivisti: Ata nuk na përfaqësojnë, e dimë shumë mirë kush janë

Takimi i Ramës me studentët? Flet aktivisti: Ata nuk na përfaqësojnë, e dimë shumë mirë kush janë

11:00 - 21/11/26
Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)

Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)

10:44 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com