GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha nuk kursen akuzat: Basha e çoi PD nga disfata në disfatë

19:11 - 25/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nuk kursen akuzat: Basha e çoi PD nga disfata në disfatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha në takimin me anëtarët e Partisë Demokratike në Vlorë, akuzoi kreun demokrat Lulzim Bashës, se pas 8 vitesh të një keqqeverisje të Edi Ramës, të skandaleve të njëpasnjëshme të Qeverisë së tij, nuk arriti të marrë as votat e vitit 2013.

Berisha tha se opozita nën drejtimin e Lulzim Bashës shkoi nga humbja në humbje, nga disfata në disfatë.

“Ia kishin thënë Bashës që në 2017 se je lider i thyer, i kam thënë se nuk bëhej dot lider. Ai vrau politikisht bashkëpunëtorët, i ekzekutoi politikisht sepse nuk i pëlqenin. Zgjodhi t´i ekzekutonte politikisht në pritë natën”, tha Berisha.

Ai u shpreh se në 2021, PD nën drejtimin e Lulzim Bashës, mori 12 % më pak vota se PD e vitit 2013 që e drejtonte Sali Berisha.

Duke iu rikthyer zhvillimeve në PD, Berisha tha se sa herë ka pasur probleme në Vlorë apo Fier, kryetarët janë votëbesuar, ndërsa nën drejtimin e Lulzim Bashës kjo nuk ka ndodhur.

“Basha synonte me çdokusht të krijonte liderin, por harronte se nuk mund të bëhej lider, pa fituar zemrat e demokratëve”, tha Berisha.

Ndërsa e cilësoi Bashën ish-kryetar të PD, Berisha tha se “humbja në 25 prill ishte e madhe, pavarësisht se Edi Rama bleu votat, hodhi miliona euro”.

“I tregova Lulzim Bashës të gjithë skemën e 2001, se si ne arritëm të rrëzonim raportin. Por çfarë bëri Lulzim Basha? Në vend që të denonconte përdorimin e krimit, blerjen e votës, patronazhistët, u mor me karrigen e tij, sepse kishte frikë, dhe kjo është absolutisht tradhëtia ndaj 600 mijë shqiptarëve që votuan për PD”- tha Berisha

Ky është takimi i tretë i ish-kryeministrit në kuadër të aksionit “foltorja”.

Etiketa: akuzadisfataLulzim BashaSali Berisha

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Berisha flet për kthimin në krye të PD: Rrethana të tilla të zgjojnë

Berisha flet për kthimin në krye të PD: Rrethana të tilla të zgjojnë

TË FUNDIT

Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Lexo më shumë
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com