GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do të të heqim shtetësinë!

20:29 - 11/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama, një vasal i Vuçiç, do ketë fatin e McGonigal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas Kurbinit, kreu i PD Sali Berisha është ndalur në Lezhë në takimin përmbyllës të fushatës elektorale.

Në fjalën që mbajti, Berisha akuzoi kandidatin e PS, Pjerin Ndreu se ka 4 vite që nuk vendos shtatoren Skënderbeut në shesh, ndërsa e paralajmëroi se do t’i hiqet shtetësia.

“Cilin ka këtu Edi Rama? Ka Pjerin Ndreun. A e dini ju se Pjerin Ndreu ka 4 vite që nuk vendos shtatoren e Heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës. Po ka llogjikë, ka gjë më të turpshme se kjo. Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre, plaçkë e tyre dhe mund ta trajtojnë si të duan.

Ky është një turp i madh dhe unë do ti them Pjerin Ndreut këto fjalë; se Pashk Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të të përjashtojë, do ta ç’regjistrojë nga gjendja civile.

E dyta, qeveria demokratike do të të heqë edhe shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni apartidë, pa atdhe.

Ndaj dhe shërbëtor i Edi Ramës, të duken lezhjanët si talebanë, sigurisht se i ke vjedhur, i ke vjedhur, i ke vjedhur, ke frikë, tmerr prej tyre.

Si mund të ju thuash talebanë qytetarëve të tu, se kanë bindje të ndryshme politike. Jo miqtë e mi, kjo është frika e hajdutit që ka futur duart në paratë tuaja, në pronat tuaja dhe e dinë se do ta kapim për zverku dhe do ta flakim në datën 14 maj.

Pjerin i kam edhe dy lajme të tjera për ty, jo të mira, se nuk i meriton se vetë i bëni këto.

Edi Ramën shumë shpejt do ta përcjellësh tek McGonigali. Po e pret me padurim. Të garantoj Pjerin se është i pashpresë.

E dyta Pjerin, ke gjithsej 72 orë në atë zyrë. Asnjë orë tepër. Kur të mbyllet kutia e fundit, largohu. Ua ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më”, tha Berisha.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Shkodra hap sezonin turistik, Spahia: Mirëserdhët në Velipojë, “perlën” e Adriatikut!

Spahia thirrje qytetarëve në Shkodër: Dilni masivisht në votime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com