GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo të prekësh votën! Më 12 maj do mblidhemi në këtë shesh për të festuar

21:40 - 11/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo të prekësh votën! Më 12 maj do mblidhemi në këtë shesh për të festuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ceremoninë e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se epërsia e PD është e pakrahasueshme me atë të kundërshtarëve. Ai akuzoi ata si “peng të shpirtrave të tyre mëkatarë” dhe theksoi forcën e besimit tek vlerat, liria, dhe kombi.

Berisha i bëri thirrje mbështetësve të tij të angazhohen fuqishëm në fushatë dhe të besojnë se Shqipëria Madhështore është një projekt për çdo shqiptar, për çdo atdhetar. Ai premtoi se Shqipëria do të bëhet një vend më i jetueshëm, ku të rinjtë do të mund të realizojnë ëndrrat e tyre pa u larguar.

Kryetari i PD-së u shpreh se 11 maji është dita e votës së lirë dhe i bëri thirrje Edi Ramës të largohet nga pushteti. Berisha përfundoi me një mesazh të fuqishëm për bashkimin e shqiptarëve dhe fitore në zgjedhje.

Fjala

Epërsia, forca jonë janë të pakrahasueshme me krahun tjetër.

Nuk kanë të krahasuar.
Ata janë peng të shpirtrave të tyre mëkatarë.
Ata janë peng të dosjeve të tyre.
Ju lutem, krahasoni pak këta deputetë me Lubitë, me Damianët, me Bushkat, me Dushkat, me radhë e me radhë.
A kanë të krahasuar? Nuk kanë asnjë krahasim.
Le të ndalemi diku tjetër.
A nuk menduan se na zhdukën nga faqja e dheut, por ja ku jemi sot më të fortë se kurrë.
Sepse ne jemi njerëz të besimit, tek besimi te vlerat, të besimit te liria, të besimit tek familja, të besimit tek Shqipëria, të besimit tek Zoti.
Njerëzit e besimit janë njerëz të pathyeshëm.
Njerëzit e besimit janë njerëzit e të pamundurave.
Ndaj miqtë e mi, 30 ditë kanë mbetur.
Le të harrojmë lodhjen, le të lëmë mënjanë gjumin, të lëmë mënjanë dëfrimin, të gjithë në fushatë nga mëngjesi gjer në darkë.
Kjo është rruga drejt fitores.
Rruga duke trokitur në çdo mendje dhe në zemër, duke takuar çdo të njohur dhe të panjohur, të bindur se Shqipëria Madhështore nuk është një program për pushtetin e Sali Berishës.
Është një projekt për çdo shqiptar, për çdo atdhetar, është nj projekt për çdo njeri që i thotë lirisë, liri dhe dinjitetit dinjitet.
Çfarë kërkojmë ne?
Po kërkojmë që Shqipërinë ta bëjmë të jetueshme.
Po kërkojmë që Shqipëria të krenohet me prodhimet e saj.
Po kërkojmë që të rinjtë e saj të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri dhe jo të ëndërrojnë të ikin nga Shqipëria.
Ndaj dhe le të bëjmë këtë muaj, muajin e përpjekjes të jetës sonë.
Muajin e vendimeve më të rëndësishme të jetës sonë.
Muajin për t’u dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve fitoren.
Me 12 maj të mblidhemi në këtë shesh të festojmë së bashku për Shqipërinë Madhështore, për Shqipërinë që meritojmë.
11 maji është dita e votës së lirë.
Të dashur miq, sirenat e votës së lirë të shqiptarëve po bien në të gjithë Europën.
Një javë në mbarë Europën u gozhdua Edi Rama, u gozhdua narkoshteti.
Zotimi solemn se shqiptarët do votojnë të lirë.
Dhe unë i them Edi Ramës, mos prek votën se në mënyrë absolute mbi tokë vend nuk do kesh.
Jo!
Largohu me votë se i ke bërë të këqija të mëdha këtij vendi dhe këtij kombi.
Po ikën me turp si e keqja më e madh pas Enver Hoxhës në historinë e shqiptarëve.
Ndaj dhe i përshëndes të gjithë ata socialistë që kanë vendosur të bashkohen me ne.
I përshëndes të gjithë shqiptarët që së bashku Shqipërinë e dhimbjes, ta shndërrojmë në Shqipëri normale, Shqipërinë e qetë, Shqipërinë e gëzimit.
Shqipërinë e dhunës dhe terrorit politik në Shqipërinë e lirive politike.
Shqipërinë e zhgënjimit dhe dëshpërimit në Shqipërinë e shpresës dhe besimit. Në Shqipërinë e të ardhmes.
Rrofshi ju, rroftë PD.
Rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

 

Etiketa: berishaRamaVote

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Ervin Salianji ‘shfaqet’ në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Demokratike

Ervin Salianji ‘shfaqet’ në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Demokratike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com