GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Berisha fton Bashën në duel: Hajde këtu me mua, shpreh mendimet e tua

18:05 - 19/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Berisha fton Bashën në duel: Hajde këtu me mua, shpreh mendimet e tua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalimit të tij në “Foltoten” që zhvilloi sot në Dibër, ish-kryeministri, Sali Berisha, i ka bërë thirrje për përballje kryedemokratit Lulzim Basha. Duke biseduar rreth temës së Ballkanit të Hapur, Berisha tha se ky është një pakt mes Ramës dhe Vuçiç, por ka theksuar si problemin më të mëdha faktin që opozita nuk ka bërë asgjë për këtë.

Në diskutime e sipër ai tha se, Basha ankohet për kritikat që i bëjnë, prandaj i kërkoi publikisht Bashës që të shkojë të përballet me te dhe jo të rrijë mbyllur me Ramën.  Ish kryeministri i thotë që të mos shpifin për të, duhet të dëgjojë fjalën e tyre pasi të gjithë thonë gjëra që i mendojnë.

“Tani dalim bëjmë aleancë me Beogradin kundër Kosovës. Pyeteni veten, cili shtet e ka njohur këto 8 vite Kosovën me ndërmjetësimin e Shqipërisë. E ka penguar sepse Beogradi çon fjalimet e Ramës nëpër botë. Kur shqiptarët i shajnë ata, pse t’i njohim ne thotë tjetri.

Atij i leverdis kjo ndarje, por ne si shqiptarë? Është absolutisht anti-shqiptare. Ku është ish kreu i Partisë? Askund. Atë e ka kapur një frikë e madhe. Ka frikë nga ju, nuk takohet me ju. Rri brenda 4 mureve me Ramën, pastaj thotë shpifin për mua. Hajde këtume mua hajde, shpreh mendimet e tua. Jemi kolektivitet. Thonë gjëra që mendojnë, duhet të jesh i përgatitur t’i dëgjosh”, u shpreh ai.

Sakaq, ai tregoi se në “Foltoren” e radhës do të paraqes programin me një vizion të qartë për ringritjen e PD dhe për atë çka do të zhvillohet me mbledhjen e Kuvendit.

Që në “Foltore” e parë të zhvilluar, Berisha ka akuzuar Bashën se po i hap rrugë dhe po e mbështet Ramën në pazaret që ky i fundit bën me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Foltorja” në Dibër, Berisha: Janë mbledhur 2/3 e votave, opozita nuk do rrijë më nën hijen e Ramës

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka zhvilluar sot në Dibër “Foltoren” e radhës me simpatizantët e tij. Gjatë diskutimit me të pranishmit, Berisha tha se mbledhja e Kuvendit të PD është shumë afër për shkak se deri më tani janë mbledhur 2/3 e votave të nevojshme. Sipas tij, mbledhja e Kuvendit është jetike për PD por edhe për Shqipërinë, sepse vetëm ashtu mund të rrëzojmë regjimin e vendosur nga Rama.

“Kam ardhur sot këtu me një kënaqësi të veçantë për të falënderuar demokratët e Dibrës për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike. Po ashtu edhe delegatët e Kuvendit Kombëtar të cilët kanë firmosur tashmë mbi 2/3 vendimin e tyre për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.  Ky Kuvend duhet të mblidhet në përgjigje të një regjimi të Edi Ramës. Ky regjim në këto 8 vite zhbëri një shumicë të madhe dhe shqiptarët i shyti në varfëri dhe mjerim”, tha ai.

 Ndër të tjera  ai akuzon Ramën se vazhdon të bëjë kompromise me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ndan Kosovën nga Shqipria. Sipas tij, në këtë mes ka faj edhe opozita, e cila e drejtuar nga Basha nuk ka bërë rolin e saj, por ka qëndruar në hijen e qeveisë.

 “Rama ndërmori nismat e Vuçiç, është përfshirë në projekte antikombëtare për ndarjen e Kosovës. Rama refuzon rezolutën për genocidin. E keqja s’ka fund dhe një pjesë e të keqes është gjendja që është katandisur PD-ja nga kryetari i saj. Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve, por u është opozita? Opozita i bëri fresk qeverisë pasi nuk ishte e aftë t’i imponojë asnjë nismë tjetër. A kemi ne përgjegjësi për këtë? Po, ndaj edhe ne marrim përsipër të ngrihemi fuqishëm për të qëndruar si opozitë e pamposhtur ndaj këtij regjimi që po spastron Shqipërinë nga shqiptarët.  Partia Demokratike është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjësi”, tha ai.  Berisha ka nisur organizmin e foltoreve me qëllim që  mbledh Kongresin e PD, i cili do të sjellë ndryshime në parti si dhe do mund të largojë Bashën nga drejtimi i saj. Sakaq, Berisha shpesh herë ka deklaruar se nuk do ta refuzojë kthimin në krye të PD nëse  votuesit e përzgjedhin.

Berisha paralajmëron Ramën: Po bien daullet për betejë

Nga Peshkopia ku po mban “Foltoren” e radhës ish-kreu i PD, Sali Berisha, ka dhënë një paralajmërim të fortë për kryeministrin, Edi Rama. Banorët e Dibrës e pritën Berishës me daulle dhe brohoritje, lidhur me këtë Berisha tha se ato daulle nuk bien për dasmë por i tregojnë radhës që shumë shpejtë do përballet me një betejë të fortë.

Sipas tij, po vjen koha që të Rama dhe kabineti i tij të përballen me çdo të e keqe që i kanë bërë demokratëve dhe  të gjithë qytetarëve shqiptarë.  “Ato daulle nuk janë dasme por beteje dhe vetëm beteje, do përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë. PD është sot e goditur rënë nga aktet e papërgjegjshme nga udhëheqja pothuaj inegzistente e saj”, tha ai.

Ndër të tjera, ai iu kërkoi ndjesë demokratëve që dha dorëheqjen në 2017, pasi nëse nuk do e kishte bërë Rama nuk do ishte sot në pushtet.  “Më datën 25 prill në dark sondazhet tregonin se 19% e votuesve kishin votuar pavarësisht kryetarit. Pra ne kishim shkuar tek kutit e votimit me sy të mbyllur. Mirënjohës që na votuan se ne drejtues nuk kishim. Unë shfrytëzoj rastin t’ju kërkoj ndjesë sepse gjatë këtyre viteve nuk kam ngritur para jush problemet e mëdha që përballej PD, pavarësisht se ato unë ia kam thënë kryetarit të saj. Dhe në vitin 2017 i kërkova dorëheqjen, ndofta duhej të vendosja të rikthehesha për të mos patur Edi Ramën siç e kemi sot”, u shpreh Berisha.

Berisha tregoi se “Foltoret” po e arrijnë qëllimin, pasi firmat po plotësohen dhe shumë shpejt PD do ringrihet. Ish-kryeministri po zhvillon “Foltore” në çdo qytet për të siguruar votat nga mbështetësit e tij dhe për të ngritur më pas Kuvendin e PD, pasi vetëm kështu mund të largojë Bashën nga drejtimi i partisë.

Etiketa: berishaBetejefoltoreperballjeRama

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Komisioni Evropian nuk pranon vettingun e drejtësisë që ka nisur qeveria Kurti

Komisioni Evropian nuk pranon vettingun e drejtësisë që ka nisur qeveria Kurti

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com