GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha paralajmëron “sulm total”: Kryehajduti Veliaj sot poshtëroi SPAK-un

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Veliajt i bie tensioni para prokurorëve të SPAK-ut, kërkon kafe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta për dorëheqjen e Erion Veliajt, paraqitja e tij në SPAK dhe deklaratat e kryebashkiakut përbënë lajtmotivin e fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, në protestën e përditshëm poshtë banesës së tij.

Berisha e nisi fjalën duke përshëndetur protestuesit. Ai tha se qytetarët e filluan ditën duke pritur “kryehajnin e Tiranës” siç e meritonte dhe e vazhduan me protestën e mosbindjes civile “më të madhen që nga viti 1991”.

Lideri i opozitës komentoi thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deklaratën e këtij të fundit, duke i quajtur “kolegë” hetuesit e BKH-së dhe prokuroët e SPAK. Berisha u shpreh se “kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektor i drejtësisë”.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se “kryebashkiaku hajdut i Tiranës”, Erion Veliaj u thirr në SPAK falë “protestës së vendosur të qytetarëve të lirë”, të cilët kërkojnë largimin e tij pas publikimit të aferës “5D”.

“Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë. Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë. E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë. Ky kryehajdut i bashkisë. Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët.

Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta. Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit. Edhe kjo është një pjesë e qenësishme e fitores tuaj sot. Sepse sot, prapë ju hapët sytë edhe shqiptarëve më skeptikë se kush është Erion Veliaj dhe ç’është Skapi i partisë. Të dashur miq! Erion Veliaj është i amnistuari i madh i Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale. Ai u thirr sot atje falë meritës suaj, sepse Dumani e di se po i vjen shpejt radha”, tha Berisha.

Ai i bëri thirrje policisë që të mos përdoret nga “banda e hajdutëve në pushtet”. Berisha tha se, policia duhet të vetëpërmbahet dhe “të mos bëhet mish për top për bandën në pushtet”.

Duke folur për protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, e cila do të mbahet të martën në orën 11:00, ai tha se kjo javë “na shërben për tu përgatitur për sulmin total”.

“Kjo javë na shërben për t’u përgatitur për sulmin total. Sulmin e pandërprerë gjer në fitore”, tha Berisha.

Etiketa: 5ddosja 5dErion VeliajKryesore1Sali BerisahSpak

Lajme të lidhura

Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit

15:10 - 22/08/26
Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Para
Lypësja e pasur që dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj

Lypësja e pasur që dyshohet se organizoi vrasjen e burrit të saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit

15:10 - 22/08/26

Një vatër zjarri është evidentuar në zonën e Kagjinasit, në Ersekë, duke përfshirë edhe një sipërfaqe toke. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë
Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26
Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
“Nuk duhet të flasim vetëm për punën”, letrat e asistentes drejtuar Trump trazojnë Shtëpinë e Bardhë

“Nuk duhet të flasim vetëm për punën”, letrat e asistentes drejtuar Trump trazojnë Shtëpinë e Bardhë

14:05 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com