GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha paralajmëron Veliajn: Nuk ke shpëtim, fundi yt është shumë i shpejtë

20:47 - 10/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha paralajmëron Veliajn: Nuk ke shpëtim, fundi yt është shumë i shpejtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se nuk ka shpëtim nga zemërimi dhe protesta e qytetarëve.

‘Erion Veliaj nuk ke shpëtim, fundi yt është i shpejtë! Do ta vazhdojmë këtë betejë më me guxim se kurrë më parë’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Pjesë nga fjala

Të dashur miq, ju informuam se si përdorej TIMS-i për të kaluar kriminelët në misione krimi në mbarë Europën.

Ju informuam se si zyrtarët e paguar me taksat tuaja hapnin në të katër anët sistemet e shtetit dhe i vendosnin ata në funksion të krimit.

Në çdo akt, në çdo vendim, në çdo gjë, aty ku është dora e pushtetit, është dora e krimit.

Në bastisjen e fundit që bënë kanë vjedhur miliona e miliona euro.

Po miqtë e mi se kur i numërojnë, gjysmën i vjedhin.

Erion Veliaj është nga hajdutët më të pamëshirë të Shqipërisë dhe planetit.

Erion Veliaj kërcënon, çon mesazhe me aferat e vëllait të vet, zyrtarë të tjerë.

Erion Veliaj përdor tani mercenarët e Skapit, përdor krimet e tij dhe të vëllait të vet, për të shpëtuar, për t’u mbrojtur nga vjedhjet që ka kryer.

Për të mbrojtur 136 milionë euro të zhdukur në djegësin e Tiranës së bashku me Edi Ramën.

Për të mbrojtur qindra e qindra milionë euro të tjera të shndërruara në pallate, hotele luksoze me 5 yje dhe të depozituara në kontot offshore.

Erion Veliaj, nuk ke shpëtim, qytetarët e Tiranës të kanë prerë biletën, të kanë varur teneqenë.

Fundi yt është i shpejtë.

Do varesh në shtyllën e turpit të kryeqytetit, në sheshin Skënderbej.

Ik më mirë, ik sa më shpejt sepse qytetarëve të revoltuar, qytetarëve të zemëruar, guximtarëve të pamposhtur nuk ka forcë më botë që t’u rezistojë.

Ndaj miqtë e mi, të vazhdojmë ne këtë betejë, më të bashkuar, më të fuqishëm, më me guxim se kurrë më parë.

Gjer në fitore.

Etiketa: berishaVeliaj

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
“Çfarë shkolle ka bërë Dijonisi?”, deklarata e Valerit revolton fermerët

“Çfarë shkolle ka bërë Dijonisi?”, deklarata e Valerit revolton fermerët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com