GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer këtë të shtunë në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas.

Berisha u prit në Rinas nga mbështetës të tij, ndërsa gjatë një komunikimi me mediat ndau detaje nga takimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë qëndrimit në SHBA.

Ai tha se delegacioni shqiptar kishte udhëtuar me ftesë të Unionit Demokratik Ndërkombëtar (IDU), si dhe me ftesë të drejtpërdrejtë nga Instituti i Lidershipit Amerikan.

Duke folur për Konventën Republikane në Teksas, Berisha e cilësoi atë si një prej aktiviteteve më madhështore politike që kishte parë ndonjëherë, ndërsa u ndal veçanërisht te fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Berishës, mesazhet e Trump për rrezikun e komunizmit dhe narkotrafikut janë një goditje për qeverinë shqiptare.

“Fjala e presidentit Donald Trump, e cila pa dyshim e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij, pasi ai në fjalën e tij në mënyrë të përsëritur citoi si dy rreziqet më të mëdha, si dy armiqtë më të mëdhenj të kombit amerikan, rrezikun komunist dhe rrezikun e narkotrafiqeve të drogës”, u shpreh Berisha.

Ai vijoi duke deklaruar se këto janë, sipas tij, “dy shtylla mbi të cilat mbahet pushteti i Tiranës”.

Berisha tha se vizita nuk u kufizua vetëm te pjesëmarrja në konventë, por se ai, së bashku me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, zhvilluan një seri takimesh me përfaqësues të Kongresit amerikan, Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit dhe administratës së presidentit Trump.

“Ne shkuam në SHBA me ftesë të IDU si delegacion i Unionit Demokrat Ndërkombëtar, por dhe me ftesë direkt nga Instituti i Lidershipit Amerikan. Dhe duhet t’u them se përjetuam momente të papërsëritura”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, takimet me zyrtarë dhe përfaqësues të institucioneve amerikane përbëjnë një prej dimensioneve më të rëndësishme të vizitës.

“Ky dimension mund të them se ishte një dimension ndër më të rëndësishmit”, tha Berisha, duke paralajmëruar se në vijim do të bëjë publike më shumë detaje mbi takimet e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu ai vlerësoi si të jashtëzakonshme takimet me Diasporën, duke shtuar se është e gatshme për të përmbysur regjimin e Ramës

“Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, më të jashtëzakonshme. U riktheva bashkë me miqtë e mi në 35 vite para dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe administratës së SHBA për të përmbysur komunizmin. Kësaj here regjimin që mbahet mbi drogën, por edhe dogmën komuniste në formën e vet.

Diaspora, e cila ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh, të pazëvendësueshëm si në zhvillimet në Shqipëri, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës, ajo që mund t’u them unë ju, e gjeta 30 herë, më shumë ndoshta, më të fuqishme. Një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë me mijëra, mijëra e mijëra të shkolluar në shkollat më të mira dhe në funksione nga më të rëndësishmet në sipërmarrjen amerikane. Një diasporë, në të cilën përsëri veteranët e saj, heronj të vërtetë me sakrificat që kanë bërë, mbeten pika reference dhe frymëzimi për të rinjtë. Pra, ajo që mund t’u them, ishte udhëtim ripërtëritje në kuptimin e vërtetë të fjalës”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1qeveria shqiptareSHBATrump

Lajme të lidhura

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!
Aktualitet

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!

19:28 - 12/09/26
“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër
Aktualitet

“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

19:25 - 12/09/26
Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje
Aktualitet

Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

18:23 - 12/09/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!
Aktualitet

“Dosjet duan përgjigje”/ Qytetetarët, mesazhe të forta me pankarta: Mjaft me skandale e vjedhje pa mbarim!

19:28 - 12/09/26

Qytetarët kanë përcjellë sërish sot, në ditën e 105-të të protestës, mesazhe të forta përmes pankartave kundër qeverisë së Ramës....

Lexo më shumë
“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

“Poshtë Balluku, poshtë Rama”/ Protestuesja nga Italia: Na kanë grabitur tokat, këta duhen rrëzuar patjetër

19:25 - 12/09/26
Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

18:43 - 12/09/26
Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

18:23 - 12/09/26
Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com