GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha për punësimet në administratë: Korrupsioni është i shpërndarë kudo

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me disa qytetarë, të cilët pretendojnë se janë larguar politikisht nga puna në administratë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se punonjësit e ndershëm janë zëvendësuar sot me patronazhistë.

Sipas tij, korrupsioni dhe krimi është kthyer në standard për punësim në administratë.

Berisha: Krijuan mundësi dhe hapësira që në Shqipëri të rrënohet siguria juridike. Të rrënohet rendi, të rrënohet siguria që në Shqipëri, me shpejtësi të madhe, korrupsioni të shndërrohet në sistem. Ju ishit njerëz të ligjit dhe në periudhat, në vitet e shërbimit tuaja ju i shërbyet ligjit. Sot, shërbimi ndaj ligjit dhe qytetarit është shndërruar në shërbimin ndaj partisë, klaneve të krimit, drogës dhe korrupsionit.

Me punën tuaj, administrata pothuajse tre herë më e vogël se kjo e sotmja, përballoi me sukses të madh reforma të një rëndësie të jashtëzakonshme. Proceset më serioze të vendit, anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, arritjen e statusit të vendit kandidat, liberalizimin e vizave. Nuk po them se ishin vite vrapi, por ecje të pandalshme. Progresi në rritje.

Nga 85 mijë punonjës që kishte administrata, sot janë 190 mijë. Sot, vendin e ekspertit, vendin e punonjësit të përkushtuar, zyrtarit shërbëtor të qytetarëve, masivisht në administratë e kanë zënë patronazhistët. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Sot për shkak të standardeve korruptive të kryeministrit, korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha degët e administratës. E fundit që kërkohet, është efiçenca dhe aftësia. Është integriteti i figurës morale të punonjësit. Ju jeni dëshmitarë se si mediat njoftojnë për riciklim trafikantësh në poste të ndryshme.

Riciklim të korruptuarish në poste të ndryshme. Drejtësia është pothuajse e paralizuar. SKAPI i partisë ka 3 vite, nuk ka realizuar dot, nuk ka penalizuar as gjysmën në 3 vite të atyre që ka penalizuar task forca antikorrupsion në vitin e parë në 2007-ën. Kjo politikë klasiste e ndjekur ndaj jush, ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por për shoqërinë shqiptare.

Etiketa: administrataberishakorrupsioni

Lajme të lidhura

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Para
Pengmarrja në autostradën Tiranë- Durrës, policia shpall në kërkim një person (EMRI)

Pengmarrja në autostradën Tiranë- Durrës, policia shpall në kërkim një person (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër...

Lexo më shumë
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com