GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha për Yuri Kim: ‘McGonigal me fustan’ e korruptuar njëlloj si ai

20:07 - 09/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha fton në takim diasporën shqiptare në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha ka kritikuar ashpër ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha theksoi se Yuri Kim është vetëm një “MCGonigal me fustan”, duke shtuar se është e korruptuar njësoj si ish-agjenti që ka takuar Ramën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pjesa e dytë e skenarit u vazhdua legalisht nga ajo që unë e kam quajtur McGonigal me fustan. E them me keqardhjen më të madhe këtë, duhet të ma besoni, ua them me sinqeritet, por nuk mund të konceptohen, kurrë nuk mund të pranohen ndërhyrjet e saj kundër demokratëve.

Absolutisht e korruptuar njëlloj si ai. Pa asnjë diskutim. Shkel çdo parim, çdo vlerë.

Kërkonte me çdo kush të mbante peng opozitën. Thërriste në zyrë njëri pas tjetrit deputetë e saj, sikur të ishin shërbëtorët e saj dhe jo të popullit shqiptar.

A janë të vërteta këto, janë të vërteta të turpshme për të gjithë ata që kanë kryer. Ndaj dhe ne kemi të shenjtë pluralizmin. Ne u krijuam si populli i pluralizmit. Ditën e shtunë ne përurojmë në protestën më madhështore që ka njohur vendi fillimin e revolucionit; mjerë kush prek pluralizmin në Shqipëri.

Reaguan mediat e tij, pse një grup të rinj protestuan në kodrat karshi Surrelit. Por çfarë është Surreli sot, Surreli është simboli më i urryer i shqiptarëve, siç ishte blloku në vitin 1990.

E ka një dallim. Blloku ishte ndërtuar me fatura, me para të qytetarëve, me ndërmarrje shtetërore dhe ai është aty. Kurse sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye, krim. Kur ka ndërtuar zotëria sarajet, aty ku deklarohen pasuritë kishte gjithsej 3800 marka dhe 400 mijë lekë. Pra, sigurisht që njerëzit janë të revoltuar, nuk mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit për rivendosjen e pluralizmit politik.

Fitoren e vlerave demokratike, votën e lirë, fitoren e PD-së në Shqipëri.

Etiketa: berishaKryesore1McGonigalYuri Kim

Lajme të lidhura

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
Makina përfundon në kanal në Fier, 2 të plagosur

Makina përfundon në kanal në Fier, 2 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com