GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha premton uljen e TVSH-së, karburantin dhe energjisë: Ja plani për uljen e çmimeve të banesave

12:43 - 31/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha premton uljen e TVSH-së, karburantin dhe energjisë: Ja plani për uljen e çmimeve të banesave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një konferencë për shtyp, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi rëndësinë e ekonomisë për zhvillimin e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si programin kryesor të “Shqipërisë Madhështore”
Ai theksoi se ky program synon të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe të stimulojë prodhimin vendas. Berisha njoftoi uljen e TVSH-së në 15% dhe taksën e sheshtë 10% për kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para.

Programi parashikon gjithashtu heqjen e taksës 3% për strehimin social dhe të tarifës 1% për lejet e zhvillimit. Ai akuzoi qeverinë për rritjen e çmimeve në ndërtim për shkak të taksave të larta dhe premtuan uljen e tyre. Berisha theksoi se kjo politikë do të lehtësojë bizneset dhe do të ndihmojë qytetarët në përballimin e çmimeve të larta. Programi gjithashtu përfshin lehtësime për bizneset e vogla dhe profesionet e lira.

Pjesë nga fjala

Ekonomia, ekonomia, ekonomia është programi i Shqipërisë Madhështore.
Konsulta intensive janë zhvilluar me biznesin, me grupet e interesit ndaj dhe ato janë pasqyruar në programin tonë.
Kështu që sot po ju paraqes ju edhe njëherë të plotë programin e Made in Albania, programi që synon të nxisë prodhimin në Shqipëri, të ndezë motorët e prodhimit që po shuhen, po bien nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.
Përveç garancive ligjore të një kodi fiskal që do miratohet tre muajt dhe nuk do mund të ndryshohet, përveçse në rast se lehtësohet, jo rëndim për biznesin gjatë 4 viteve.
Pra, kodi fiskal që do miratohet 3 muajt e parë do mund të ndryshohet gjatë 4 viteve për rëndime, por vetëm për lehtësime.
Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore.
Vendoset taksa e sheshtë 10 përqind mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.
Taksa e sheshtë 10 përqind mbi të ardhurat jo nga paga.
Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.
Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore.
TVSH do ulet në 15 përqind, ikën tabuja 20 përqind.
Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18 përqind e çmimit të shitjes në 2 përqind të preventivit.
Shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minumimi 10fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe 20 apo 30fishuan atë.
Dhe e gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje.
Ose duke i shndërruar apartamentet në molla të ndaluara.
Jo vetëm kaq, por kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Euiropë, qiratë janë në nivelet më të lartat.
Ne e ndryshojmë rrënjësisht këtë situatë.
Taksa 3 përqind e strehimit social mbi çmimin e shitjes shfuqizohet. Nuk do ekzistojë.
Tarifa 1 përqind e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit shfuqizohet.
Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5 në 1 përqind.

Etiketa: banesabeishaenergjim karburantKryesore1

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Nga akciza te taksa e pronës, Berisha prezanton nismat lehtësuese për biznesin dhe qytetarët

Nga akciza te taksa e pronës, Berisha prezanton nismat lehtësuese për biznesin dhe qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com