GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Prokurori që guxoi të thërrasë Lubi Ballukun është kërcënuar nga vrasës, nga Altin Troplini dhe nga Edi Rama

14:46 - 31/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Prokurori që guxoi të thërrasë Lubi Ballukun është kërcënuar nga vrasës, nga Altin Troplini dhe nga Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen me grupin parlamentar të PD, deklaroi se prokurori që firmosi thirrjen për marrjen e pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku është kërcënuar nga vrasës dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Berisha tha se, ky akt tregon se “ngrehina e narkoshtetit kundërmon më shumë se kurrë” dhe se “prokurorët që prekin pushtetin përballen me kërcënime të drejtpërdrejta dhe presione politike”. Berisha akuzoi Ramën se përdor propagandën dhe institucionet për të mbrojtur veprimtarinë e tij kriminale dhe për të goditur opozitën.

Kryetari i PD komentoi seancën publike të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar një nga rastet më skandaloze të shkeljes së ligjit.

Ai theksoi se vetë Veliaj në seancë ka bërë një krahasim absurd, duke thënë se “u rrëmbye si kryetari i bashkisë në Kolumbi nga grupi gueril FARC”.

Kreu i PD theksoi se edhe pse opozita mbështet hetimin dhe dënimin e Veliajt, “në një vend demokratik procedura është themelore, është garancia e të drejtave të njeriut dhe e shtetit ligjor.”

Berisha përgëzoi këshilltarët e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës që kërkuan që Veliaj të dëgjohej në sallë, duke theksuar se “edhe kur përballë ke një armik politik, drejtësia duhet të respektojë procedurat.”

Kryetari i PD denoncoi ashpër “narkoregjimin e Edi Ramës”, duke e akuzuar për korrupsion të thellë, shtypje politike dhe farsë elektorale. Berisha theksoi se regjimi aktual nuk ka më asnjë dallim nga diktatura komuniste, përveç formës së shfaqjes.

Lideri opozitar u ndal fillimisht tek ndarja e madhe mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke thënë se ajo nisi pas vizitës së Veliajt në SHBA dhe fotos me Kamala Harris. Berisha tha se. Rama nuk arriti të bënte të njëjtën gjë dhe që prej asaj kohe marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar. Ai shtoi se Rama ka hequr dorë nga mbrojtja e Veliajt dhe se kjo tregon se brenda mazhorancës ka një përçarje të thellë.

Kryetari i PD e akuzoi Ramën se po mbron bizneset dhe njerëzit e familjes së tij, duke përmendur rastin e Redi Mollës, i cili sipas Berishës, është djali i vajzës së tezes së Linda Ramës dhe pronar i një hoteli 20-katësh me vlerë 70 milionë euro, që në fakt është në pronësi të familjes Rama. Berisha tha se për këtë arsye, Molla është liruar nga burgu, ndërsa të tjerë ndëshkohen politikisht.

Në vijim të fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha foli për refuzimin e qeverisë për t’u audituar, duke e cilësuar këtë si provë të qartë të vjedhjeve masive që, sipas tij, kryhen nga Rama dhe njerëzit e tij të afërt. Berisha tha se “nëse ka një mënyrë për të provuar se po vjedh, është refuzimi për t’u kontrolluar”, duke shtuar se Edi Rama ka bllokuar çdo formë auditi shtetëror për të fshehur abuzimet financiare.

Në lidhje me farsën elektorale të 11 majit, Berisha iu referua raportit përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtarë që, dëshmon manipulimin e procesit. Ai theksoi se PD ka mbledhur mbi 2 mijë dokumente që provojnë vjedhjen e votave dhe shkeljen e standardeve demokratike. Lideri demokrat u shpreh se Rama po pengon çdo përpjekje të opozitës për të bërë transparencë për zgjedhjet, duke refuzuar debatet parlamentare dhe ngritjen e komisioneve hetimore.

Kryetari i PD theksoi se opozita nuk do të përdorë kurrë dhunë për mbrojtjen e votës, por do të vijojë të ndjekë rrugën institucionale dhe ligjore për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Ai shtoi se mbi 600 mijë votues opozitarë iu mohua e drejta për të zgjedhur lirshëm dhe se PD është e vendosur të paraqesë të gjitha provat para publikut.

Në një moment të fjalës së tij, Berisha iu drejtua edhe socialistëve, duke u thënë se “nuk është gjë Lubia se çfarë do të jetë Linda për ju”, duke ironizuar përçarjet dhe varësinë e pushtetit nga rrethi i ngushtë i familjes Rama. Berisha shtoi se opozita nuk mund të jetë pjesë e një sistemi që ka shkelur çdo normë kushtetuese dhe ka kthyer parlamentin në dekor të një bande.

Kryetari i PD u ndal edhe te raportet brenda mazhorancës, duke përmendur se mënyra si Rama po e trajton Veliajn është tregues i frikës dhe luftës për pushtet brenda kampit socialist. Ai paralajmëroi se “atë që i bëri Veliajt, Belindës do ia bëjë edhe më keq”, duke iu referuar përplasjeve të brendshme në kampin kundërshtar.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha theksoi se është koha që PD të nisë një proces të ri politik, që të rikthejë zërin dhe vullnetin e qytetarëve në qendër të jetës publike. Ai tha se vetëm zëri, energjia dhe entuziazmi i qytetarëve mund të jenë përgjigjja ndaj një regjimi që, sipas tij, ka kapur çdo pushtet dhe ka zhdukur liritë themelore.

Etiketa: Belinda BallukuSali Berisha

Lajme të lidhura

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta
Breaking Views

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25
SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?
Breaking Views

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
Para
“Kam parë fytyrën e tij” Pacolli flet për personin që u akuzua në lidhje me atentatin ndaj Kurtit

Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh: Aeroporti do të bëhet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta
Breaking Views

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25

Kongresi amerikan ka propozuar një projektligj të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, mbi Shqipërinë dhe vendet e tjera...

Lexo më shumë
SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com