Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të muajit të sensibilizimit ‘Tetori rozë’, u bëri thirrje të gjitha femrave shqiptare që të bëjnë kontrollet e nevojshme për këtë sëmundje. Berisha u shpreh se diagnoza e parakoshme, është një nga kushtet më të rëndësishme të shërimit të plotë nga kjo sëmundje.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, më të përzemërta, ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.
Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që mbrojnë me guxim të vërtetat që fsheh dhe përfaqëson ky regjim.
Por sonte në mënyrë të veçantë, dua të përshëndes përzemërsisht zonjën Alban Vokshi, drejtuesit e Lidhjes Demokratike, zonjat e nderuara, që trajtuan në fjalimet e tyre, me aq dhembshuri, vërtetësi, një nga problemet më të dhimbshme sot për nënat, vajzat, gratë, motrat shqiptare.
Një përshëndetje të përzemërt, të gjitha zonjave, zonjushave, grave, vajzave, motrave, kudo që janë.
Përkushtimi i këtij aktiviteti sot, Tetorit Rozë është një thirrje për të gjitha vajzat, gratë, nënat, motrat, të tregojnë vëmendje maksimale, për shëndetin e tyre, për mbrojtjen e tyre nga njëri prej armiqve më të egër të shëndetit të tyre, siç është kanceri i gjirit.
Përkujdesja, diagnoza e parakoshme, e hershme, është një nga kushtet më të rëndësishme të mjekimit dhe shërimit të plotë nga kjo sëmundje.
Shqipëria ndofta është vendi i vetëm në Europë, për të mos thënë edhe në botë, në të cilën Tetori rozë nuk ekziston për pushtetin, për zonjat e pushtetit dhe zotërinjtë e pushtetit.
Ata këtë muaj, mbajtën një heshtje varri para kësaj sëmundje e cila ka nevojë të madhe shumë, para së gjithash të rritet vetëdija e vajzave dhe grave për këtë sëmundje.
Shtroni pyetjen pak; si ka mundësi që zonja e nderuar Linda Rama, e ashtëquajtura ‘first lady’ edhe ‘second edhe first’ në fakt, si ka mundësi Elisa Spirogjoka, Lubi Balluku, apo zonja të tjera të jenë kaq gojëkyçura këtë muaj ndaj një armiku të egër, të nënave, motrave, grave dhe vajzave shqiptare.
Çfarë ua mbyll atyre gojën, të cilat në kor vrapojnë secila të flasin për çdo gjë, por jo për atë që duhet të flasin. Si ka mundësi?
Ua them unë, ato nuk mund të flasin sepse janë të rreshtuara një me armikun e vajzave dhe grave, janë të rreshtuara në krahun e tij.
Po, po, nuk mund të flasë Linda Rama, sepse Edi burri i saj, i jep check up-in gruas së kushëririt, Vilma Nushit, e cila merr para shqiptarëve për 500-600 check up që nuk i ka bërë kurrë.
Nëse 1/10 e këtyre parave do të përdoreshin për depistimin falas, blerjen e mamografëve, suksesi i mjekimit të saj nuk do të ishte ky që është sot. Fati i motrave, vajzave, grave e nënave tona, nuk do të ishte ajo e Ina Kasimatit të ndjerë, por do të ishte i suksesit në 90%.
Ja pra pse heshtin gratë e famijes Rama, ja pse heshtin gratë e qeverisë, gratë e parlamentit të krimit.
Nuk mund të flasin për Tetorin Rozë, jo, sepse ato qëndrojnë në anën e armikut të grave dhe vajzave shqiptare, në anën e sëmundjes së tyre.
Qëndrojnë sepse ju jeni dëshmitar se për vite të tëra, mungojnë aparaturat kryesore të mjekimit të kësaj sëmundje.
Mungojnë ilaçet e mjekimit, sepse gratë e pushtetit vjedhin fondet që paguajnë qytetarët shqiptarë për këto aparatura, ilaçe.
Ja pra pse për zonjat e pushtetit që zhgërryen nga mesnata në mesnatën tjetër, luks, luks dhe vetëm luks.
Nuk ekzistojnë gratë dhe vajzat e tjera shqiptare.
Ja pra ato që flasin nga mëngjesi deri në darkë në media, për hënë, tokën, diellin dhe qiellin, nuk shqipërojnë një fjalë për kancerin e gjirit, për parandalimin, për shpëtimin e qindra jetëve të cilat merren pamëshirësisht nga kjo sëmundje për mungesë diagnoze, ilaçesh, aparaturash, pasi fondet për to, vidhen dhe vetëm vidhen nga ndrikullat e pushtetit dhe kumbarët e pushtetit.
gijotina.com/
Discussion about this post