GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e akuzuar atë për kërcënime ndaj studentëve.

Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha u shpreh se  fillimisht i bën thirrje protestuesve për dialog, ndërsa më pas i kërcënon dhe shantazhon.

“Në mëngjes i fton për dialog. Pasi ia përmbysin karriget, del tani me fjalim tjetër me bankierët dhe mendon se fuqia monetare e bankave do mund ta kthejë kundër protestës. Bankat janë biznese, të cilat nuk funksionojnë sipas parimeve të një narkodiktatori, por funksionojnë sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sektorit bankar financiar. Sot ai kërcënoi protestuesit për blacklistime, për linçime, për heqje pasaportash udhëtimi, për bllokimi të transportit publik. I nxjerr të gjitha nga arkiva e etërve të tij. Kërcënon se do u bëjë ngarkim zhdëmtimin.”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve akuzoi kryeministrin për hipokrizi, duke iu referuar deklaratave të tij për dëmet e shkaktuara gjatë protestave. Berisha ngriti një sërë akuzash për inceneratorët, projektet infrastrukturore dhe portin e Durrësit.

“Shikoni të dashur qytetarë se çfarë hipokrizie, çfarë pretendon ky? Ky njeri flet për dëme në një kohë kur ka ndërtuar me paratë e baballarëve të atyre që protestojnë sarajet me themele më të gjata se vila e Enverit, se diktatori ideologjik që kishim. Ka rrethuar sarajet e tij me një park që nuk e ka as pallati mbretëror. Ka paguar, ky që flet për dëme dhe taksa, ka paguar një litër naftë për metër katror sepse ka vendosur të ulë vetë çmimet pesë herë që mund të paguante ai.

Ky flet për dëme, ka fytyrë të flasë për dëme ky njeri që ka zhdukur 130 milionë euro në djegësin e Tiranës. Që ka zhdukur në total 200 milionë euro me tre djegësat, asnjëri prej tyre nuk punon. Ka fytyrë ky të flasë për zhdëmtime që ka lënë vendin pa porte për herë të parë në historinë e tij. Që portin e Durrësit e plaçkiti me Alabarin e tij për të ndërtuar Dubain e 1001 netëve.

Ka fytyrë ky të flasë për dëmtimet që ka ndërtuar rrugët me çmime 8 deri 10 herë më të larta. Që ka ndërtuar shkolla 8 deri 10 herë më të larta se standardi i BE. Ka moral ky të përmendë dëmtime? Njeriu që është akuzuar se ka transportuar me qindra valixhe diplomatike para të vjedhura dhe refuzon kontrollin parlamentar. Ka fytyrë të flasë për dëme ky që do t’i plaçkisë aeroportin e Vlorës kompanive private vetëm se kontrata ka 130 milionë euro bileta të munguara, të firmosura prej tij.

A ka hipokrizi të shkallës më të lartë se kjo, më thoni mua? A mund të flasë ky për dëmtime në një kohë kur me narkoshtetin e tij i ka bërë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me narkoshtetin e tij që ndërtoi, vendosi në Shqipëri regjimin pushtues më shkatërrimtar. A mund të flasë ky për dëme në një kohë kur me narkoeurot ka vrarë me mijëra ndërmarrje eksporti. Ka ulur prodhimin industrial me 15.3 përqind. Ka ulur në katër vite eksportet e vendit me 28 përqind. A mund të flasë për dëme ky që me vjedhjet e tij, kartelet e drogës dhe narkoshtetin ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e Shengenit. A mund të krahasojë ky veten me Makronin, me Melonin apo të tjerët, cili prej tyre ka të regjistruara akte të tilla? Ky duhet të lajë gojën kur të përmendë emrat e tyre”, deklaroi ndër të tjera Berisha

Etiketa: berishadialogRama

Lajme të lidhura

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
Para
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane në çështjen e Fredi Belerit,...

Lexo më shumë
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com