GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama donte të na godiste, por na dha një kushtrim

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama donte të na godiste, por na dha një kushtrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vendimin që dha dje Gjykata e Apelit, që i la vulën e PD-së, Enkelejd Alibeajt.

Gjatë fjalës në mbledhjen e Kryesisë së tij, Berisha tha se ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën.

“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e partisë. Ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Ramën, mafian shqiptare të tij, por edhe segmentet e mafias ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur.

Ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale, duke i mbajtur një pengpolitik në krye të saj, që e akuzonin publikisht e ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare.

Ky është paradoksi më i madh. Opozita të kryesohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ku. Këto skenarë që nisën për çelviskosjen e pushtetit të Ramës. Skenari vijoi me proceset të cilat Basha u fut në thes dhe tani Rama mendon se pasi dështoi me bravën do ta ringjallë Bashën me vulën.”, tha Berisha.

Berisha ka bërë thirrje për qytetarët demokratë që të vijojnë me revolucionin e nisur nga PD, për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Vendimi i djeshëm ishte një histori turpi e faqe e zezë për të gjithë ata të cilët mbajnë autorësinë e tij. Vendimi u shkrua në zyrat e Ramës e u dërgua në gjykatë nga Kokona ndihmësja e don Agacios e shquar për veprime korruptive.

U them demokratëve dhe demokrateve se Rama mendoi se do na jepte një goditje, por në të vërtetë na dha një kushtrim, nxori fytyrën e tij siç e ka, i gatshëm dhe i aftë të mbajë çdo qendrim e të marrë çdo vendim, për interesa të pushtetit të tij.

Demokratët janë sot të thirrur të vazhdojmë revolucionin tonë. Janë ata të cilët veprojnë në këtë mënyrë të cilët u kemi kallur tmerrin dhe datën, janë ata të cilët bëjnë gjithçka për të shpëtuar nga hovi dhe disfata që i pret.

Janë ata që kërkojnë në mënyrat më antiligjore të na largojnë nga gara, mendojnë se në këtë mënyrë do gjejnë paqen që nuk e meritojnë, do u rezervojmë të kundërtën.

Etiketa: berishakushtrimRama

Lajme të lidhura

Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!
Aktualitet

Rama e akuzoi për trafik droge, studenti ia plas në sy: O pallosh, jam student mjekësie me mesatare 10

11:56 - 23/10/26

11:49 - 23/10/26
Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë
Aktualitet

Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë

11:40 - 23/10/26
Para
Teutës i rikthehen lojtarët kryesorë për ndeshjen ndaj Vllaznisë

Teutës i rikthehen lojtarët kryesorë për ndeshjen ndaj Vllaznisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat
Aktualitet

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

12:11 - 23/10/26

Në ditën e njëmbëdhjetë të protestave studentore, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës vijon të jetë në qendër të...

Lexo më shumë
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Rama e akuzoi për trafik droge, studenti ia plas në sy: O pallosh, jam student mjekësie me mesatare 10

11:56 - 23/10/26
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

11:49 - 23/10/26
Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë

Rama shfaqet si drejtor policie, zbulon skenarët komplotues dhe i bën gjyq publik protestuesve: Janë kriminelë dhe jo studentë

11:40 - 23/10/26
Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët, pedagogë dhe mjekë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët, pedagogë dhe mjekë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

11:30 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com