GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama e Veliaj fshehën pronarët e vërtetë të inceneratorëve

12:27 - 04/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama e Veliaj fshehën pronarët e vërtetë të inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët deklaroi se Rama dhe Veliaj fshehën me letra pronarët e vërtetë të inceneratorëve, dhe kjo është vepër penale.

“Sekuestrimi këtë javë i shoqërisë Integrated Energy dhe pasurive të tyre nga SPAK, ka qenë temë kryesore e debatit javor.

Personalisht unë dhe PD kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo masë, vendim, akt që përputhet me zbatimin e paanshëm të ligjit.

Në këtë kuadër, ne mbështesim si një masë në drejtimin e duhur, vendosjen e sekuestros mbi shoqëritë dhe pasuritë e shoqërive që në letra kanë në pronësi djegësin e Tiranës.

Por PD përsërit gjithashtu se sikundërse djegësat janë vjedhja e shekullit, hetimi i tyre është dështimi i shekullit.

Vonesat në hetim i kanë kushtuar qytetarëve mbi 40 milionë euro të grabitura nga hajdutët e shekullit.

Për PD-në, vonesa e kësaj sekuestroje përbën në vetvete një vepër të rëndë penale.

Së pari, sepse vetëm pak muaj më parë kreu i SPAK deklaroi se nuk vendosim sekuestro se nuk dimë pronarët dhe ata do na hedhin në arbitrazh. Me këtë pohim ai pohoi se ekzekutivi po fsheh pronarët e kompanive për të vazhduar të qetë vjedhjen e miliona eurove. Ata e bënë këtë fshehje, këtë vepër penale jo për të mbrojtur pasurimin e Zotos dhe Mërtirit, por për të mbrojtur pasurimin e tyre, sepse pronarët e vërtetë janë Rama dhe Veliaj dhe të tjerë.

Ata të cilët kanë fshehur pronarët në letra, kanë kryer një krim të shëmtuar dhe duhej të ishin me kohë në qeli, por kjo nuk ndodh sepse prokuroria është e tyre. Prokurori e di se shteti është i detyruar t’i dalë zot para ligjit kontratës që ka firmosur, dhe kur ajo nuk i del zot, fsheh një krim apo kryen një krim.

Erion Veliaj dhe Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë firmat në koncesionin e Tiranës dhe i kanë fshehur pronarët de jure kanë kryer vepër të rëndë penale dhe e kanë bërë këtë vetëm sepse ajo ishte pronë e tyre.”, theksoi Berisha.

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
Alarm i kuq nga përmbytjet në Slloveni, ka të vdekur

Alarm i kuq nga përmbytjet në Slloveni, ka të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com