GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama paraqitet si ‘kokë turku’, asgjë nuk e shpëton

12:41 - 17/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama paraqitet si ‘kokë turku’, asgjë nuk e shpëton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i opozitës,  Sali Berisha tha se Rama po përpiqet që të paraqitet si kokë turku në rastin e skandalit me McGonigal.

Teksa i referohet mediave të huaja dhe deklaratës së ish-kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Craëford, Berisha u shpreh se Rama ka marrë para nga ruset së bashku me Deripaskën për t’ia hequr fushat e naftës amerikanëve dhe për tia dhënë Gazpromit rus.

Berisha u shpreh se do të jenë qytetarët shqiptarë që do paguajnë për këto vendime rreth 300 mln euro gjobë në arbitrazhin ndërkombëtar.

“Po e damkosin me epitete nga më të rëndat. Afera McGonigal ishte Colpo di grazia, mbi një kapo meduze.

Rama u tha këto ditë mediave të huaja se ai në aferën e McGonigal ishte koka e turkut. E kupton vetë që ka marrë fund, por përpiqet të paraqitet si kokë turku.

Si qenka koka e turkut, është fajtor përgjegjës bashkë me Deripaskën për qëllime të ndryshme në rekrutimin e kryezbuluesit të SHBA.

Të dhëna tronditëse ka sjellë dje në media së ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Craëford. Ai tha se të dy këta, Rama dhe Mcgonigal në bashkëpunim kanë përzënë nga fushat e naftës amerikanëve dhe për t’ia dhënë Gazpromit rus.

Ju e dini që Deripaska ka marrë deri në 2022 pagesa, ndër të tjera edhe investitor strategjik. Por përzënia e investitorëve amerikane dhe zëvendësimi i tyre me investitorë rus, përveç orientimit strategjik shumë të gabuar dëshmon se Rama dhe McGonigal kanë marrë valixhe me para ruse, janë paguar për licencat në të gjithë këtë aferë. Ata që kanë humbur janë qytetarët shqiptarë që do paguajnë për këto vendime rreth 300 mln euro gjobë në arbitrazhin ndërkombëtar”, tha Berisha.

Berisha po ashtu u shpreh entuziast për fitoren e opozites me 14 maj:

“Ka një optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj. Kudo që shkoj dhe gjatë javës që lamë pas, fundjavën e kaluar unë kam bërë takimet me entuziaste.

Pranvera do të jetë pranverë e fitores, ndonëse këto janë zgjedhje lokale, por është pranverë e fitores mbi monizmin.

Qytetarët shqiptarë po kuptojnë cdo ditë se cili është morali, cili është karakteri i atij që është sot kryeministër, i cili është shndërruar de facto në turpin e Shqipërisë dhe trupin e botës së lirë. Është shndërruar në një njeri pa shpresë, për të cilin media e botës po shprehin çdo ditë neverinë ndaj tij.”

 

 

Etiketa: berishakoke turkuKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Covid-19, Maqedonia e Veriut do të vendosë masa të reja kufizuese

Fushatë origjinale e partisë shqiptare në RMV, qytetarët kuriozë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com