GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama po çon shqiptarët përpara drejt vdekjes

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama po çon shqiptarët përpara drejt vdekjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në Fier, ku ka kërkuar votën për kandidatët e koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ në këtë qark. Berisha kërkoi që të votohet për Edvar Kodhelin në Fier, Sofije Allushajn në Patos, Resmi Shanaj në Mallakastër dhe Erdit Hazizaj në Roskovec.

Berisha tha se, përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt së keqes, drejt skamjes dhe varfërisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Fierit, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Së pari, përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh, besimin tim të palëkundur se starti ynë ngadhimtar, po përfundon me finishin drejt fitores së shkëlqyer të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidatëve të tij në Fier dhe mbarë Shqipërinë.

Miqtë e mi!

Për 5 ditë ne jemi para kutive të votimit, jemi para zgjedhjes më të rëndësishme që kemi bërë ndonjëherë në 32 vite, zgjedhjes midis regjimit të Edi Ramës, ftesës së tij përpara, por përpara me Edi Ramën do të thotë fuqizim i të gjitha pushteteve në këtë vend, në duart e tij. Dhe ky do të ishte një gabim fatal për çdo zgjedhës, votues, pavarësisht nga bindjet politike.

Pushtetet e përqendruara në një dorë, në tërë historinë e botës dhe në historinë e Shqipërisë, kanë sjellë fatkeqësi, drama, mjerime, nuk kanë sjellë kurrë begati, mirësi për qytetarët. Ne e kemi provuar më keq se gjithë të tjerët gjatë diktaturës staliniste, por ne po e provojmë edhe gjatë këtyre 8 viteve.

Përpara me Edi Ramën do të thotë, përpara drejt varfërisë, skamjes së frikshme e cila rritet nga viti në vit. Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt çmimeve të larta, të cilat vetëm nga rritja me bordet e tij, nga viti 2021 deri në 2022 gjobitën çdo qytetar shqiptar me 430 mijë lekë shpenzime më shumë për ushqimet.

Përpara me Edi Ramën do të thotë rroga të ngrira, varfëri e frikshme në rritje. Përpara me Edi Ramën do të thotë boshatisje e qyteteve dhe fshatrave tona. Do të thotë mbyllje shkollash, shkatërrimi i sistemit shëndetësor, do të thotë bojkotim total të fermerëve shqiptarë.

Unë i bëj thirrje fermerëve të Myzeqesë, të Fierit, të mbarë Shqipërisë, të ndalen, të arsyetojnë me vete si kanë qenë këto vite për ta. A janë ndjerë të përfillur, apo të braktisur. Unë u them atyre se ata kanë qenë fermerët më të braktisur të Europës dhe botës.

Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara me gjoba, me ndëshkime, do të thotë defakto pa liri dhe të drejta, pasi ai kontrollon çdo gjykatë, çdo prokuror dhe sot nuk ka shqiptar që të mund të imagjinojë të fitojë një gjyq ndaj regjimit të tij monist.

Miqtë e mi! Përpara me Edi Ramën do të thotë përpara drejt së keqes, varfërisë, skamjes drejt boshatisjes. Vërtetë me 14 maj në zgjedhim qeveritarët vendorë, por ne kemi në dorë ndryshimin e madh, sepse këta kandidatë që ne paraqesim, Evdar Kodheli, Resmie Allushaj, Resmi Shanaj, Endrit Hazizaj, këta vijnë nga vota juaj, vijnë nga drita e diellit.

Këta kanë 5 muaj që ju keni patur fatin ti njihni, të lexoni, të dëgjoni për ta. Kurse kandidatët e Edi Ramës vijnë nga bodrumet e tij.

Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Para
Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y

Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26

Gjykata e Lartë ka çelur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, i cili do të marrë...

Lexo më shumë
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com