GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama po shkel rëndë Kushtetutën duke mbrojtur Ballukun, ky është grusht shteti

12:59 - 05/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama po shkel rëndë Kushtetutën duke mbrojtur Ballukun, ky është grusht shteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, duke e cilësuar situatën si një “grusht shteti”.

Berisha tha se Rama po vonon qëllimisht procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit, në mbrojtje të vetes dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas tij, kanë kaluar mbi 20 ditë nga kërkesa e prokurorisë, ndërsa aferat e denoncuara shkaktojnë një dëm prej rreth 1.2 miliardë eurosh ndaj qytetarëve. Berisha shtoi se Rama po përdor shumicën parlamentare për të mbrojtur zyrtarë të korruptuar dhe pasuri të vjedhura. Më tej, ai deklaroi se qeveria po minimizon skandalet financiare dhe po pengon drejtësinë.

Berisha ka akuzuar edhe Gjykatën Kushtetuese si një organizatë të Partisë Socialiste, duke iu referar vendimit të saj për rastin ‘Balluku’.

“Dhe njëherë, gëzuar Vitin e Ri ju, të gjithë gazetareve dhe gazetarëve, punonjësve të medieve, shtypit dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Sot jam para jush për të denoncuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës, ligjeve të vendit, rregullores së parlamentit nga Edi Rama në mbrojtje de facto të vetes, në aparencë të Belinda Ballukut. Në qoftë se rregullorja e parlamentit parashikon se brenda dy javësh raporti i Këshillit të Mandateve paraqitet në parlament, unë u them sot se kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut për vepra të rënda penale, afera të cilat shkojnë me një dëm ndaj qytetarëve shqiptarë të barabartë me 1.2 miliardë euro.

Edi Rama sfidon në këtë mënyrë, në një grusht shteti, qytetarët shqiptarë, të cilët presin me të drejtë dhe padurim të shohin para ligjit qeveritarët hajdutë që janë bërë milionerë dhe miliarderë me taksat dhe pasuritë e tyre. Edi Rama, në vend të dorëheqjes së tij të menjëhershëm, iu bëri të ditur shqiptarëve se ai është i gatshëm të përdorë 83 mandatet e krimit për të mbrojtur miliardat e vjedhura prej tij dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai u bëri të qartë shqiptarëve se vjedhjet monstruoze të qindra e qindra milionë eurove nga Linda, nga baxhanaku i tij me ndihmën e Lindës kunatë dhe Lindës drejtoreshë e AKSHI-t, nuk janë asgjë, janë përdorim parash dhe jo grabitje e plaçkitje. Dhe, për të parandaluar çdo mundësi që Mirlinda e AKSHI-t të bëhet e penduar e drejtësisë, i shprehu asaj konsideratën maksimale për mundësinë apo pasurimin e tij me qindra milionë euro të AKSHI-t përmes prestanomeve të baxhanakut të tij dhe Ergys Agasit, Ermal Beqirit me kompanitë e tyre si prestanome të Armand Frangut.

Mendoj unë se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj për të pezulluar masën e sigurisë dëshmoi nënshtrimin e saj të plotë dhe total ndaj Edi Ramës.

Ftoj çdo shqiptar të pyesë çfarë morali kanë këta gjykatës apo gjykatëse të gjykojnë në themel masën e pezullimit pasi votuan njëherë për heqjen e saj në kundërshtim me ligjin.

Cili është morali i tyre?

Morali i tyre është zero, në rrafshin ligjor flas.

Ata u nënshtruan, u paritën, u kërcënuan, por morën një vendim në kundërshtim flagrant me çdo praktikë të mëparshme.

Mos harroni se ata nuk legjitimuan kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës në rastin e Sali Berishës duke deklaruar në mënyrën më të turpshme se nuk legjitimohen ata, por parlamenti.

Një turp i paparë ndonjëherë në një kohë kur neni i Kushtetutës është taksativ, një e pesta e deputetëve legjitimohen për të paraqitur ankesa dhe kërkesa në Gjykatën Kushtetuese.

Prandaj Gjykata Kushtetuese nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë e shpifur e PS”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKushtetuteRama

Lajme të lidhura

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike
Aktualitet

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik
Aktualitet

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro
Breaking Views

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26
Para
Berisha: Do mbajmë tryezën e frontit opozitar për të bashkërenduar veprimet kundër narko-regjimit

Berisha: Do mbajmë tryezën e frontit opozitar për të bashkërenduar veprimet kundër narko-regjimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike
Aktualitet

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26

NATO ka reaguar për Report Tv lidhur me sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë, nga grupimi i hakerave Homeland Justice,...

Lexo më shumë
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26
Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

19:50 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com