GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama s’mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politikë

21:46 - 15/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama s’mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka përshkruar Shqipërinë si një “diktaturë të bandave,” duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin dhe mafian shqiptare e ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së të mbajtur në protestën e sotme poshtë banesës së tij, Berisha theksoi se vendi ka humbur demokracinë, ku ligji është zëvendësuar nga një regjim i kontrolluar nga krimi dhe droga. Sipas tij, vota e lirë është konfiskuar, procesi zgjedhor është kthyer në farsë dhe Shqipëria është bërë peng i mafias.

Berisha ka akuzuar qeverinë për përdorimin e organizatave kriminale, si “Skrapi,” për të mbrojtur krimin elektoral dhe për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit. Lideri demokrat theksoi se shqiptarët kanë humbur votën e lirë, dhe pa të, nuk ka shtet ligjor, liri apo të drejta njerëzore.

Berisha e vuri theksin dhe te mediat, duke thënë se ato janë të kontrolluara nga qeveria dhe censuruara ashtu si në diktaturën komuniste, ku ka shtuar edhe se drejtësia është e vonuar dhe e kapur. Krimi elektoral, sipas tij, nuk ndëshkohet, por shërben për të manipuluar zgjedhjet në favor të qeverisë.

Kryetari i PD, Sali Berisha i është drejtuar kryeministrit Rama mbi përdorimin e drejtësisë së kapur për të burgosur kundërshtarët politikë dhe për të mbrojtur krimin elektoral. Berisha tha se Shqipëria është bërë një vend pa drejtësi të vërtetë, ku liderët e opozitës janë të burgosur për arsye politike.

Kryedemokrati Sali Berisha thekson se kriminelët që punojnë për Ramën zbatojnë urdhra për të shtypur opozitën, ndërsa prokurorët marrin ryshfete për të mbyllur dosjet e kriminelëve dhe trafikantëve të drogës, ku ka paralajmëruar se përgjegjësit për këto veprime do të japin llogari një ditë.

Lideri opozitar tha se, Shqipëria është marrë peng nga krimi dhe mafia, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe akuzon Edi Ramën dhe qeverinë e tij për shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës.

Berisha ka përmendur vjedhjen masive të pasurive publike dhe lirimin e kriminelëve, duke thënë se mafia dhe krimi kontrollojnë vendin për përfitimet e tyre.

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje që shqiptarët të betohen për të çliruar vendin nga këta “pengmarrës” dhe për të shpallur mafian shqiptare dhe ndërkombëtare “non grata”, ku ka theksuar nevojën për sakrificë dhe përkushtim për një Shqipëri të lirë dhe të integruar në Europë.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Bolino pushon nga puna në mes të natës gazetarin: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën
Aktualitet

Bolino pushon nga puna në mes të natës gazetarin: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

12:22 - 23/03/26
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim
Aktualitet

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve

11:55 - 23/03/26
Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta
Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

11:49 - 23/03/26
Para
Balaj i jep fitoren Vllaznisë në limite

Balaj i jep fitoren Vllaznisë në limite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump njofton shtyrjen e sulmeve ndaj Iranit: Kemi pasur bisedime produktive

12:35 - 23/03/26

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtyjnë përkohësisht të gjitha sulmet ushtarake të...

Lexo më shumë
Bolino pushon nga puna në mes të natës gazetarin: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

Bolino pushon nga puna në mes të natës gazetarin: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

12:22 - 23/03/26
Qazim Laçi para ndeshjes me Poloninë: Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë

Qazim Laçi para ndeshjes me Poloninë: Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë

12:05 - 23/03/26
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve

11:55 - 23/03/26
Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta

11:49 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com