Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga dritarja e protestës në banesën e tij iu bëri thirrje punëtorëve të metalurgjikut në Elbasan që të ngrihen në revolta!
DEKLARATA E BERISHËS
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju qendrestarë dhe qendrestareve, guximtarë dhe guximtareve qe frymëzoni çdo natë me qendresën për pushtimin ndaj misionit tuaj, mbrojtjen ee kauzës së drejtë të çdo shqiptari, frymëzoni mbarë shqiptarët.
Një përshëndetje të përzemërt kam unë për oratorët e kësaj platforme, për të gjithë oratorët e kësaj platforme, por sonte për mikun tonë, për të pamposhturin, Mehdi Malkajn, artistin e madh. Artist, i cili midis të vërtetës dhe mashtrimit, midis qëndresës dhe nënshtrimit, midis mbrojtjes së vlerave, simboleve kombëtare të kulturës sonë dhe shpërblimeve qeveritare, zgjodhi këto.
Jemi shumë të gëzuar që është sot midis nesh, triumfator i pamposhtur.
Do të përshëndes protestuesit e pamposhtur të Thumanës, të cilët qëndrojnë si viganë për të drejtat e 80 mijë banorëve të Krujës, Fushë Krujës, Mamurrasit, Thumanës të cilët në një akt anti-kushtetues, anti-ligjor të cilët Edi Rama i ndëshkoi me rrugën e re të ndërtuar në tokat e tyre.
Ata po mbrojnë të drejtat, dhe i garantoj se PD do të mbështesë pa kushte qëndresën, rezistencën e tyre.
Miqtë e mi, protestuesit guximtarë të revoltuar të Thumanës po protestojnë kundër njërit prej diskriminimeve më raciste, anti-shqiptare që Edi Rama iu bën me taksen e rrugës banorëve më të varfër të Shqipërisë, të Evropës, banorëve të katër qarqeve të veriut.
Të vësh taksë për një qytetar që vjen skaj e skaj i vendit, të paguajë 10 apo 15 euro për vajtje-ardhje në Tiranë, në një kohë kur qytetarët e tjerë të Shqipërisë që kanë të ardhura dy herë më të mëdha se ata, i bëjnë një diskriminim çnjerëzor, dhe tregon një urrejtje racisti që Edi Rama e ka të trashëguar nga i ati i tij, xhelati, Kristaq Rama.
Të dashur miq, sonte dua të përshëndes të gjithë punëtorët e metalurgjisë në Elbasan, ndërmarrjes Kurum. Iu bëj thirrje të ngrihen në revolta, sepse ndëshkimi i tyre për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve, përballjes së saj me kompaninë ku ata punojnë, nuk pranohet kurrë që ata të jenë viktimë e këtij qëndrimi.
Ndaj edhe, i bëj thirrje edhe kompanisë të rishqyrtojë qëndrimin e vet. I bëj thirrje edhe qytetarëve të mbështesin protestën e punëtorëve të ndëshkuar për inate të qeverisë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë faj pse Edi Rama me ministret e tij bën trafikun e lëndëve toksike dhe bëhet lajm i zi në detra, oqeane dhe të dyfishtë, bën jetën e zyrës dhe jetën e krimit.
Edi Rama ka shndërruar zyrat në shpella krimi, dhe kriminelët në vendimmarrës kryesorë. Ai ka krijuar modelin e plaçkitjes së votës, e dhunimit të Kushtetutës, ligjeve, burgosjeve politike. Shqipëria sot është i njëjti vend në Europë dhe i vetmi vend në botë në të cilin tre liderë, tre drejtues të partive kryesore opozitare ndodhen të arrestuar ose në ndjekje penale pa asnjë fakt, dokument, provë, vetëm e vetëm se Edi Rama kërkon të firmosë me dhunë dhe presion me praktikat e etërve të tij mandatin e 4-t, mandatin e rrënimit përfundimtar të Shqipërisë.
Ne jemi opozitarë, ne bëmë në një përballje epike me mafien më të rrezikshme në Europë që është mafia e Edi Ramës, por edhe mafia ndërkombëtare që e mbështeti atë, të cilat së bashku kishin vetëm një qëllim, të fshihnin nga harta politike e Shqipërisë PD, partinë që përmbysi diktaturën, partinë që themeloi demokracinë, partinë që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, partinë që në qeverisjen e saj solli Shqipërinë nga honet e mjerimit ekstrem, nga njëri prej 2-3 vendeve më të varfëra të planetit e nxori në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Mafia shqiptare dhe ndërkombëtare armike e egër e qenies shqiptare, e identitetit shqiptar, bëhet gjithçka që kjo parti të mos ekzistojë.
Por ju u ngritët, ju qëndruat, nuk u përkulët dhe ju forcën politike që përmbysi një diktaturë e ngritët në këmbë gati për një betejë për të përmbysur diktaturën më të shëmtuar, diktaturën e bandave, aleancën e pushtetit me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.
Për shqiptarët sot, ju jeni shpresa e fundit, ju jeni shpresa e vetme. Kjo kohë është për demokratët. Koha e provës së tyre më të madhe ën tërë ekzistencën, nga dita e themelimit që është sot.
Ju, shpëtuat PD, por ajo do mund të qendrojë vetëm po të përmbushë misionin e saj. Zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, votë të lirë për çdo qytetar shqiptar.
Miqtë e mi, zgjedhjet në Shqipëri janë shndërruar në farsën më të shëmtuar elektorale. Ato në aparencë, sigurisht dallojnë me zgjedhjet e diktaturës komuniste, por në thelb, absolutisht janë të ngjashme si binjakë siamezë.
Gjatë diktaturës komuniste qytetarët votonin çdo katër vite, por nga frika dhe terrori, ata symbylltas votonin partinë e krimit dhe terrorit.
Sot shqiptarët votojnë, dhe në pamje të parë votojnë të qetë, por industria e blerjes së votës, makineria e tmerrshme e frikësimit, terrorizimit të qytetarëve, shteti mafioz elektoral, de facto ka vendosur në kontroll të plotë njëlloj si policia sekrete dhe partia komuniste terroriste vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Atëherë miq, sot është koha çdo demokrate e demokrat, çdo shqiptar kudo që ndodhet të angazhohet në betejë pa kthim, në betejën e pandalshme, në betejën vendimtare për përmbysjen e narko-shtetit, për vendosjen e qeverisë teknike, zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, rotacionin e pushtetit.
Kjo është prova jonë, ky është misioni ynë, kjo është detyra jonë e vyer e vlefshme, dinjitoze, frymëzuese për çdo sakrificë.
Ndaj dhe le të shndërrojmë shtatorin në muajin e betejës vendimtare, betejën përfundimtare në muajin e fitores.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!
gijotina.com/
Discussion about this post