GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama u tall me pensionistët, çdo pension bazë do jetë të paktën 200 euro

13:31 - 25/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama u tall me pensionistët, çdo pension bazë do jetë të paktën 200 euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për abuzimin dhe talljen me pensionistët.

Berisha tha se qeveria iu merr pensionistëve gjysmën e pensionit me drita dhe ujë, dhe de facto i lë në kufijtë e mjerimit.

“Gjysmën e pensionit jua merr me drita dhe ujë, De facto i lë në kufijtë e mjerimit.  Më të ashtuquajturën indeksim 1.6 % që bëri në muajt tetor, Edi Rama nuk indeksuan as ¼ e çmimit të rritur të ushqimeve”, tha ai.

Kryedemokrati garantoi pensionistët, se PD do bëëj çdo përpjeke që të vendoset minimumi jetik, me të cilin çdo i moshuar, qoftë dhe ai që nuk ka punuar asnjë ditë punë në shtet dhe s’ka paguar sigurime, do ketë një minimum bazë prej 200 eurosh.

“Rikujtoj këtu dhe njëherë se me të ashtuquajturin indeksim 1.6 përqind që bëri në muajin tetor, Edi Rama nuk indeksoi as një të katërtën e çmimit të rritur të ushqimeve që në tërësi u rrit me 9.4 përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.

Me këtë rast, jashtë çdo lloj politike përveç detyrimit absolut që ka një qeveri që të shpërndajë të ardhurat kombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme, garantoj çdo pensionist se gjatë debatit parlamentar do të bëjmë çdo përpjekje që të vendoset minimumi jetik, me të cilin çdo i moshuar, qoftë edhe ai që nuk ka punuar një ditë të vetme në shtet apo nuk ka paguar sigurime, do të ketë një pension bazë sa minimumi jetik prej 200 eurosh.

Të gjithë pensionistët e tjerë, mbi këtë bazë do kenë një rritje 20 përqind të pensionistëve.

Ju mund të më pyesni mua ku janë këto para, ku i merr këto fonde, pse e bën këtë premtim?

Unë u përgjigjem shumë thjeshtë.

Shqipëria ka sot një buxhet për vitin 2025, 2.2 herë më të madh se buxheti i Kosovës.

Kosova vendosi dy javë më parë si pension minimal, d.m.th si pension edhe për ata që nuk kanë paguar një ditë sigurime, por nuk mund të lihen në mëshirë të fatit, pra si pension minimal, 120 euro.

Ishte 100, e bënë 120 euro.

Dhe mbi këtë bazë, pra unë nuk po bëj gjë tjetër, vetëm po zotohem të aplikoj skemën që aplikoi qeveria e Kosovës, dhe mbi këtë bazë një rritje prej 20 përqind në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre.

Kjo është e mundshme 100 përqind”, u shpreh ai.

Etiketa: berishapensione

Lajme të lidhura

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Dosja e tenderit të fundit të Erion Veliajt është e gatshme për SPAK. Punime për së dyti, në të njëjtin vend janë dëshmi e fortë që Veliaj z

Veliaj asfalton Tregun Çam për së dyti, i jep 1.2 MLN euro Mehdi Lalës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com